Home Gjeo-Ekonomia Detajet e fundit/ Arrihet marrëveshja për qeverinë e re në Kosovë

Detajet e fundit/ Arrihet marrëveshja për qeverinë e re në Kosovë

Vetëm dy ditë para skadimit të afatit dy javor për të pasur një koalicion, duket se është hapur rruga për marrëveshje mes LVV dhe LDK.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, LDK dhe LVV janë duke diskutuar detajet e fundit të një marrëveshje, mirëpo tashmë pengesa që qëndronte në mes të tyre, ajo e Kryetarit të Kuvendit, është eliminuar.

Kreu i LDK Isa Mustafa dhe lideri i VV Albin Kurti, duket se kanë tejkaluar dallimet që penguan për më shumë se 118 ditë arritjen e “Koalicionit të Shpresës”.

Nga burime të brendshme, nënkryetari i Vetëvendosjes Galauk Konjufca, nga kreu i Parlamenti do të shkojë në Qeveri (ndoshta minister i jashtem) dhe vendin e tij ne kuvend do e marrë Vjosa Osmani, sipas Gazeta Express.

Pro marrëveshjes me Vetëvendosjes kanë dalë figurat kryesore në LDK duke përfshirë edhe një nga figuarat qe kisht rrezerva, si Lutfi Hazirii, i cili sot mbajti një konferencë dhe tha se shpejt mund të ndërtohet koalicionin me Vetëvendosjen.

Për sa i përket pozitës së Presidentit, dy partitë janë marrë vesh të diskutojnë më vonë. Poropzimi i fundit nga LDK ishte se mund ta ktheje postin e kryeparlamentarit nwse mbas nje viti merr ate te kreut te shtetit.

Share: