Home KRYESORE Ekstremizmi tek të rinjtë, ta parandalosh duke forcuar partneritetin prind-shkollë

Ekstremizmi tek të rinjtë, ta parandalosh duke forcuar partneritetin prind-shkollë

Nga Sadjona Shkurta 

Ekstremizmi i dhunshëm dhe forcat që nxisin radikalizimin janë ndër sfidat më të vështira të ditëve tona. Të rinjtë janë posaçërisht të cënueshëm ndaj mesazheve të ekstremistëve të dhunshëm dhe organizatave terroriste. Përballë këtyre kërcënimeve, ata kanë nevojë për t’u informuar dhe edukuar me qëllim që të zhvillojnë njohuritë për të qënë rezistentë ndaj një propagande ekstremiste.  Ekspertët thonë se të rinjtë me probleme të theksuara social-ekonomike bien pre e kumarit, drogave dhe sjelljeve të rrezikshme, papunësisë dhe zhgënjimit. Në ditët e sotme të zhvillimit të teksnologjisë, kontrolli i të rinjve nga prindërit apo edhe mësuesit është e vështirë.  Ata mund të marrin çdo lloj informacioni ashtu siç është, pa e seleksionuar, ndaj dhe kjo grupmoshë është tejet e ekspozuar ndaj rreziqeve të ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit. Ajo që theksojnë ekspertë të fushës është nxitja e tyre për pjesëmarrje në aktivitete social-kulturore, informimi i saktë i tyre, por me rëndësi është edhe forcimi i partneritetit familje-shkollë.

Intervista/ Juliana Muça, Nëndrejtoreshë e Shkollës 9-vjeçare “Yzberisht”

Muça: Ekstremizmi, duhet informim më i saktë i prindërve mbi rreziqet

Juliana Muça, Nëndrejtoreshë e Shkollës 9-vjeçare “Yzberisht” në një intervistë eskluzive na shpjegon njohuritë që të rinjtë sot kanë rreth këtij fenomeni janë thjesht ato nëpëmjet mediave dhe trajnimeve të ndryshme nëpër shkolla. Zonja Muça thekson se parandalimi i këtyre fenomeneve duhet të bëhet me marrjen përsipër të përgjegjësive për secilin, së pari si qytetar, si prind, si mësues edhe më gjerë. “Duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë rrezik present, i cili ndikohet edhe nga përdorim i Internetit dhe mediave sociale”-theskon zonja Muça.

Prej vitesh fenomene të tilla si ekstremizmi dhe radikalizmi tek nxënësit, fëmijet apo të rinjtë është i pranishëm. Sa njohuri ka kjo grupmoshë lidhur me këto fenomeve?

Njohuritë që të rinjtë sot kanë marrë rreth EDH janë thjesht ato nëpëmjet mediave dhe trajnimeve e sesioneve të ndryshme nëpër shkolla, bazuar kjo dhe në plan veprimtaritë e organizuara nga secila shkollë në kuadër edhe të strategjisë kombëtare 2018-2020 për strategjinë KEDH.

Informacioni që marrin në shkolla, a është i mjaftueshëm?

Informacioni nëpër shkolla  në bazë edhe të sesioneve e  trajnimeve edhe të stafit pedagogjik dhe faktoreve të tjerë mbështetës për nxënësit është i mjaftueshëm, sepse ndalet hollësisht në secilën prej pikave, shkaqeve, pasojave e trajtohet gjerësisht.

Cilat institucione janë në bashkëveprim me shkollat? Çfarë u është rekomanduar stafeve pedagogjike?

Institucionet bashkëpunuese me shkollat janë Ministria e Arsimit, Sortit dhe Rinisë, Drejtoritë Arsimore, Ofocerët e Sigurisë, Psikologët, Njësitë Vendore. Secila shkollë ka një coordinator, i cili ndjek realizimin e planit dhe bashkëvepron me faktorë të tjerë. Në shkollat qendër komunitare ka bashkëpunim edhe me organizata e shoqata të cilat kanë staf më të trajnuar në këtë drejtim dhe jo vetëm. Stafeve pedagogjike u është rekomanduar së pari informimi i tyre, trajnimi, konstatimi dhe mënyrat e zgjidhjes për secilin rast konflikti duke filluar që nga bulizmi dhe shenjave  të llojeve të tjera të dhunës. Gjithashtu rëndësi i është kushtuar faktit se trajnimi, informimi dhe sensibilizimi i prindërve në këtë aspekt është po aq i rëndësishëm sa i nxënësve. Te udhëzuesit që dërgohen bashkëpunimi është dhe me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale, dhe i jepet rëndësi partneritetit prind-shkollë.  Statistikat nga sondazhet e pyetësorët kanë treguar se këtu tek ne nuk ka rastë të EDH, por konflikte me origjinë rrjete sociale dhe bulizëm ka.

Parandalimi i këtyre fenomeneve tek kjo grupmoshë, çfarë duhet të bëjnë instuticionet, familjet, dhe aktorët e tjerë të shoqërisë?

Parandalimi i këtyre fenomeneve duhet të bëhet me marrjen përsipër të përgjegjësive për secilin, së pari si qytetar, si prind, si mësues edhe më gjerë. Duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë rrezik present, i cili ndikohet edhe nga përdorim i Internetit dhe mediave sociale. Së dyti të mos rreshtim së informuari çdokënd dhe sidomos brezat e rinj. Të ushqejmë ndjenjën e paqes e tolerancës nëpëmjet aktiviteteve të ndryshme. Të bashkëpunojmë duke qenë mirëkuptues me të gjitha instancat përgjegjëse në këtë drejtim. Familjet të qëndrojnë pranë fëmijëve, të kuptojnë ndryshimet e tyre , kundërshtitë që hasin pa përdorur dhunë mbi ta. Të aktivizohen të rinjtë sa më shumë me aktivitete social-kulrurore për të mos u bërë pre e të keqes. Media të sjellë me tepër raste të të rinjve të suksesshëm, emisione edukative. Shoqëria të zgjohet dhe të reagojë duke mos qenë indiferente ndaj rasteve të sjelljeve ekstreme, konflikteve kudo ku ata jetojnë, sepse një ditë ky fenomen, apo trafikimi i qënieve njerëzore, apo humbja e identitetit të individit mund të ulet këmbëkryq në vatrat tona, dhe atëherë do të jetë tepër vonë.

Bëjmë mirë të reagojmë pas një indiference letargjike, sepse bëhet fjalë për të ardhmen.

Share: