Home KRYESORE Franca nderon Arta Dobroshin me urdhrin ‘Kalorëse e Arteve dhe Letrave’

Franca nderon Arta Dobroshin me urdhrin ‘Kalorëse e Arteve dhe Letrave’

“Në rezidencën e Francës, Shkëlqesia e saj ambasadorja e Francës, Marie-Christine BUTEL do të ketë nderin të dekorojë zonjën Arta DOBROSHI me urdhrin “Kalorëse e Arteve dhe Letrave” ka njoftuar Ambasada e Francës në Kosovë.

Kjo ceremoni do të mbahet më 26 shkurt, në ora 18:00 në rezidencën e Francës, dhe kjo dekoratë është njëra nga dekoratat më të larta që e ndan Republika e Francës, përmes së cilës shpërblen individët, që janë dalluar përmes krijimtarisë së tyre, në fushën artistike ose letrare, apo përmes kontributit që ata kanë dhënë për shtrirjen dhe promovimin e artit dhe letërsisë në Francë dhe në mbarë botën.

Përmes kësaj dekorate, Republika e Francës njeh kontributin e jashtëzakonshëm të zonjës Dobroshi, gjatë gjithë karrierës profesionale, në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë.

Share: