Home Gjeo-Ekonomia Habit Sazan Guri: Në Kanada shqiptarët vuajnë më keq se në Shqipëri…!?

Habit Sazan Guri: Në Kanada shqiptarët vuajnë më keq se në Shqipëri…!?

Po nje tjeter si ky qe nuk e njoh nga Kanadaja e ka gabim?Ndiqeni dhe flasim prap?

Nga Sazan Guri


Profesor une kam 25 vjet ne Kanada, vendi i dyte ne bote per nga mireqenia. Marrim si cift $7500/muaj mbas taksave dhe deduktimeve te tjera. Shendetesine baze e kemi falas per dentist duhet te paguajme.

$2000/muaj na ben qeraja,
$100/muaj korenti
$100/muaj televizioni
$100/muaj telefonat
$3000/muaj ushqimi dhe produkte sanitare
$500/muaj siguracion makinash (se ketu as per te blere buke nuk vete dot pa makine se te gjitha gjerat jane kilometra te tera larg dhe 6 muaj ne vit nuk nxjerr dot as hunden te dritarja se ta hedh ngrica ne toke)
$1000/muaj pagesat e kredive te makinave.
$300/muaj benzina
$400/muaj qe mbeten por qe rralle mbeten vene per rroba pajisje shkollore etj.

Ne fund te muajit dalim te mbijetuar se per kursime nuk behet fjale fare. Sidomos kur duhet te vijme ne shqiperi, biletat e avionit nga $1400/per person, te shohim njerezit dhe tu japim edhe ndonje para atyre se te shikojne ne drite te syrit.

Punojme nga 12 ore ne dite 6 dite te javes. Diten e 7 nuk bejme dot as dashuri se jemi te vdekur dhe te zene duke u bere gati per te filluar javen e re. Kafe me shoqerine apo far e fis qe kemi ketu ndonje here ne muaj me sakrifica te medha. Lexova nje qe fliste per siguri ne pune, po ka shume siguri ketu, aq shume sa te hedhin ne rruge per nje fjale goje. Mund ti hedhesh ne gjyq po cilat jane shancet qe mund te fitosh ti kunder nje korporate me xhepa te thelle? 25 vjet, mbi 10 vende pune kam nderruar vetem une. Se nuk ke fis ketu qe te te marre ne pune dhe mos te te pushojne se te kan xhan. As do tja dije njeri se frymon apo jo. Keta sduan tja dine per ata qe u kane bere kokat e as per ata qe u bejne kokat.

Thane ca “pse nuk kthehen?” sepse mor te dashur bashkeatdhetare i bie qe te emigrojme nga e para sepse i shitem te gjitha ckishim se do venim emigrante dhe lame dhe punet qe si kishim te keqia edhe 25 vjet nuk jane pak, lidhjet e njohjet jane shkeputur dhe edhe ne shqiperi do te na duhet ta fillojme prape nga e para per here te trete.

Share: