Home KRYESORE Koronavirusi, Basha: Gjendja nuk është siç e paraqet propaganda e qeverisë

Koronavirusi, Basha: Gjendja nuk është siç e paraqet propaganda e qeverisë

Në një kohë kur rreziku potencial që shqiptarët të preken prej koronavirusit është rritur ndjeshëm, pasi Italia është vatra e tretë e koronavirusit në botë, ndërsa fqinjët e tjerë si Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë konfirmuar rastet e para, kreu i opozitës, Lulzim Basha i ka kërkuar qeverisë të heqë dorë nga propaganda dhe të bëjë përgatite serioze për përballimin e situatës së mundshme.

Kryedemokrati tha se PD po ndjek situatën në vend, dhe gjendja nuk është siç e paraqet propaganda e qeverisë, pasi në pjesën më të madhe të qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore.

“PD po ndjek seriozisht dhe me përgjegjësi situatën për marrjen e masave kundër përhapjes së corona virus-it në vend. Grupe pune po kryejnë verifikime pranë qendrave shëndetësore, spitaleve & vendkalimeve kufitare, dhe gjendja nuk është siç e paraqet propaganda e qeverisë.

Në pjesën më të madhe të qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore. Duhet URGJENT heqje dorë nga propaganda dhe përgatitje serioze për përballimin e situatës së mundshme të corona virus-it që tashmë është i pranishëm në pothuajse të gjitha vendet fqinje me Shqipërinë.”, shkruan Basha në Twitter./Opinion.al

Share: