Home KRYESORE Koronavirusi/ BE merr masa për stafin: Kush ka udhëtuar në Itali duhet…

Koronavirusi/ BE merr masa për stafin: Kush ka udhëtuar në Itali duhet…

Alarmi i koronavirusit ka bërë që Bashkimi Europian të marrë masa, duke detyruar stafin që kanë qenë në Itali të qëndrojnë në shtëpi.

Sipas “Ansa”, Komisioni Europian ka nxjerrë urdhrin që kush ka qenë në zonat e prekura nga koronavirusit, pra në Lombardi, 15 ditët e fundit, duhet të punojë nga shtëpia deri në një njoftim të dytë.

Po ashtu, të gjithë personat kanë kaluar në Lombardi duhet të kontaktojnë shërbimet mjekësore të Komisionit Europian ose të punojnë nga shtëpia për dy javë.

Ndërkohë, për ata zyrtarë të cilët kanë të planifikuar udhëtim pune në vendet me rriskë të ulët, duhet t’i shtyjnë./ Opinion.al

Share: