Home KRYESORE Koronavirusi ka ardhur në Shqipëri, por është më i dobët? Bino: Çfarë...

Koronavirusi ka ardhur në Shqipëri, por është më i dobët? Bino: Çfarë zbulojmë ne në laborator

Silva Bino ishte e ftuar në “Mbremje në Abc” me Mirela Milorin për të folur për koronavirusin, në një kohë kur rreziku është shumë pranë Shqipërinë.

Mes të tjerash Bino u shpreh se fëmijët rezultojnë më pak të rrezikuarit.

Po ashtu specialistja u shpreh se shenjat e koronavisut janë të ngjashme me ato të një gripi, por ajo që e dallon është historia epidemiologjike, pra udhëtimet në vendet e prekura.

E pyetur nga moderatorja se ka informacione se koronavisuri ka ardhur në Shqipëri por më i dobët se në Itali, ajo u përgjigj: “Absolutisht jo, ajo që çfarë ne zbulojnë në laborator janë për tre gjenet e këtij koronavirusi. A është në Itali më i fortë se i Kinës këto kërkojnë studime. Nuk ka asnjë të dhënë, këto janë zëra që nuk e di nga dalin”.

Pjesë nga intervista:

Mirela Milori: Cfarë është koronavirusi, pse fëmijët janë të parrezikuar. Ai pacienti zero, çfarë është dhe si duhet të mbrohemi?

Silva Bino: Janë viruse që infektojnë kafshët kryesisht dhe shpesh kapërcejnë nga kafshët te njeriu. Gjatë këtyre janë evidentuar dy  koronavirus dhe ky është i treti. Një ishte Sars, dhe Mers koronavirus. I pari u evidentua në Kinë dhe burimi ishte një mace e egër dhe pati transmetim nga njeriu te njeriu. Pse kapërcen nga kafshët, kjo ndodh në vende që marrëdhënia me kafshët është e afërt. E ka emrin koronavirus se në sipërfaqen e tij ka disa struktura si kurorë mbretërore. Është një virus që shkakton infeksione të rrugëve të frymëmarrjes. Mersi ka edhe një element të rëndësishëm që është prekja e veshkave. Mendohet që edher koronavirus ka një prekje të veshkave. E rëndësihme është se 98% e njerëzve shërohen. Fëmijët nuk preken deri tani. Deri tani nuk ka pasur as identifikime as siptoma te fëmijët. Kurse mosha e tretë preket se ka probleme të sistemit të frymëmarrjes, preken ata që kanë një sëmundje bashkëshoqëruese. Njerëzit që vuajnë nga zemra dhe mushkëritë duhet të jenë të kujdesshëm ndaj këtij virusi që nuk ka as vaksinë.

Mirela Milori: Rrezikojnë të gjithë njerëzit që e kanë virusin, apo mund të jesh mbartës?

Silva Bino: Mund të jesh me virus dhe nuk ke asnjë shenjë. Ne akoma nuk e dimë që në cilën peridudhë që ti mund të jesh asiptomatik dhe ti e përçon virusin, pra kur nuk ke shenja. Mund të jesh me virusin dhe nuk ke asnjë shenjë. Këto janë masa shumë të rëndësishme që mund të masësh temperaturën, mund edhe të mos e mashës. Por ajo që është e e rëndësishme për ne është identifikimi i gjithëkujt.

Mirela Milori: Një njeri që mendon se ka grip, cfarë shenje mund të ketë që ta cojë te koronavirusi?

Silva Bino: Nuk ngjajnë kaq shumë. Ajo që thuhet është se perosnat që kanë koronavirus nuk kanë atë rrufën, por edhe një person që ka grip mund të mos ketë rrufë. Ajo që na dallon ne është historia epidemiologjike, pra qëndrimi në ato vende ku ka transmetim komunitar, nga njeriu te njeriu. Sepse nëse flaism për Francën, Gjermani apo Britani nuk kemi transmetim komunitar. Kemi në Itali, në ato zona.

Mirela Milori: Masat që po merren tani, janë matja e temperaturës?

Silva Bino: Masat e kontrollit në aeroporte apo pika kufitare. Në këto zona, po mbahet edhe një regjistër i vecantë. Masat e gjurmimit, kontrollit të infeksioneve, aktivizimi i planeve të emergjencës në spitale. Masat e rregullave të karantinë, vetëkarantinës.

Mirela Milori: Nëse një person ka frikë mund ta kapë edhe paniku dhe merr urgjencën dhe i thotë dua të ekzaminohem. Tani cfarë shenjash duhet të ketë?

Silva Bino: Nëse ky person ka një lidhje epidemiologjike, nëse vjen nga zona e Venetos ne do ta monitorojmë dhe mund ta testojmë.

Mirela Milori: Cilat janë edhe njëherë siptomat?

Silva Bino: Janë siptomat e gripit. Dhe lidhja që e bën me të tjerat janë historitë epidiemiologjike, udhëtimi, qendrimi. Aktualisht jemi edhe në një periudhë gripi. Shumë raste që kanë ardhur dolën me grip. Qoftë edhe për gripin, kur ka vështirësi në frymëmarrje nuk duhet ta neglizhojë kontaktin me mjekun. Dhe saktësia e shprehjes së çdo personi në lidhje me udhëtimet dhe kontaktet e tij.

Mirela Milori: Ju thoni që është një grip, thonë që mund të ketë edhe gripe të tjera më të rënda, por mund të kenë vaksinë?

Silva Bino: Absolutisht gripi ka shkaktuar shumë më tepër viktima se koronavirusi në Itali, por ka një ndjeshmëri më të lartë se është një virus i ri. Problemi është se pjesa më e madhe kanë forma tepër të lehta. Nuk është që të shkosh patjetër me vrap në urgjenca.

Mirela Milori: Njerzit kanë blerë maska, dizifektantët e duarve…

Silva Bino: Unë e kuptoj, nuk kanë pse të blejnë maska. Duart të lahen ne ujë dhe sapun, të fërkohen mirë dhe ky është elementi më i rëndësishëm.

Mirela Milori: Të mos takohemi me njerëzit se jemi edhe mesdhetarë…

Silva Bino: Të mos përqafohemi kaq shumë. Unë e kuptoj që njerëzit nuk kanë besim edhe te masat e thjeshta. Ne nuk kemi vaksinë për momentin.

Mirela Milori: Ky është një virus që shkakton edhe vdekjen?

Silva Bino: Në 2% të rasteve

Mirela Milori: Një inforacion në thotë që kemi koronavirus, por është më i dobët.

Silva Bino: Absolutisht jo, ajo që cfarë ne zbulojnë në laborator janë për tre gjenet e këtij koronavirusi. A është në Itali më i fortë se i Kinës këto kërkojnë studime. Nuk ka asnjë të dhënë, këto janë zëra që nuk e di nga dalin.

/abcnews.al

Share: