Home KRYESORE Lala: Karburanti i Hajrit i shitur tek…Vangjeli: Lista e Tiranës ka emra

Lala: Karburanti i Hajrit i shitur tek…Vangjeli: Lista e Tiranës ka emra

14 persona të dënuar për krime të rënda, por edhe në hetim kanë kaluar në “sitën” e OFL-së në vetëm 4 ditët e para të punës në terren. 7 prej tyre u është sekuestruar pasuria vlera e të cilëve përllogaritet në disa milionë euro, ndërsa 7 të tjerëve u është dorëzuar për plotësim vetëm formular me shkrim i auto-deklarimit.

Por gazetarja Klodiana Lala të gjithë këtë e ka cilësuar një turp të madh.  Sipas saj për Lulzim Berishën, garant ka dalë Vangjush Dako.

Vangjush Dako ka dhënë garanci që ky person është i varfër dhe unë do ta punësoj në bashki me 300 mijë lekë”, tha Lala.

Sa i përket pronave të sekuestruara të Altin Hajrit, gazetarja tha se në listë ishte dhe një karburant i cili i është shitur në vitin 2015 një nga biznesmenëve më të fuqishëm në vend.

Kemi dhe Altin Hajrin, karburanti i është shitur një prej biznesmenëve me të fuqishëm sot në vend. Është shitur në vitin 2015 dhe policia e liston si pronë të sekuestruar”, tha Klodiana Lala.

Policia e Shtetit, kemi patur ministrin, sepse thoshte që këtu nuk ka krim, vrasjet janë ulur. Tani vjen një pikë kur zoti Leshaj nxjerr këtë akt normativ duke pranuar që situata e krimit është në situatë alarmante. Nuk ka shqiptar, jo gazetar që të thotë se nuk duhet luftuar krimi. Ky është trupi juaj, e bëni sa për sy e faqe”, tha Lala më tej.

Ndërkohë analisti Lorenc Vangjeli tha se brenda pak ditësh do të dalë një listë me emra nga Tirana.

Lorenc Vangjeli: Brenda 10 ditësh do të dalë një listë nga Tirana, një listë e parë. Emra të cilët do të çuditeni. Nuk kanë ku fshihen, ku do ta çojnë pallatin? Brenda 10 ditësh, emra shumë të njohur që unë do të këshilloj të mos i lexosh (i drejtohet Blendi Fevziut), sepse do lodhesh. Do dëgjosh emra të tmerrshëm, personazhe që i njohim të gjithë. / Opinion.al

Share: