Ish-ambasadorja kosovare e shpjegon se pse Grenell s’mund t’i mbajë tri poste
Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ka komentuar mbajtjen e tri poste të Richard Grenell, pasi Donald Trump e emëroi si shef të inteligjencës në SHBA.
Sipas saj, posti i ri mund të jetë edhe me i fuqishëm përsa i përket influencës ne dialogun Kosove-Serbi, direkte apo indirekte.
“Gjithsesi pres qe ne ditët e ardhshme gjerat te ndryshojnë”, ka shkruar ajo.
“Me emërimin e ri, Grenell është e pritshme te kthehet ne Uashington, dhe jo te qe droje ne postin aktual si ambasador i SHBA-se ne Gjermani. Posti si drejtor i shërbimeve inteligjente, është tepër i larte dhe i ndërlikuar. Presidenti Trump mund te caktoje një person tjetër për dialogun, ose mund ta lere këtë ne duart e Departamentit te Shtetit.
Besoj se me dy te dërguar te SHBA-se nuk ka qenë zgjidhje e mire, edhe pse interesi duket i madh për te mbërritur një marrëveshje te shpejte.
Posti i i tanishëm i Grenell mund te jete edhe me i fuqishëm persa i përket influencës ne dialogun Kosove-Serbi, direkte apo indirekte. Gjithsesi pres qe ne ditët e ardhshme gjerat te ndryshojnë.