Home KRYESORE Misteri/ Në SHBA zbulohet një tjetër i prekur nga koronavirusi, nuk kishte...

Misteri/ Në SHBA zbulohet një tjetër i prekur nga koronavirusi, nuk kishte takuar asnjë të prekur dhe nuk kishte udhëtuar jashtë vendit

SHBA- Një person në Kaliforni ka rezultuar i prekur nga Koronavirusi edhe pse nuk kishte udhëtuar në ndonjë vend ku është përhapur sëmundja dhe nuk kishte takuar asnjë person që ishte i prekur.

Lajmin e ka konfirmuar Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjve në SHBA. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) shpjegon se pas analizave përkatëse ka konfirmuar një infeksion me virusin që shkakton COVID-19 në Kaliforni tek një person që raportohet se nuk kishte histori përkatëse të udhëtimit ose ekspozim ndaj një pacienti tjetër të prekur me COVID-19.

Në këtë kohë, ekspozimi i pacientit është i panjohur. Ende nuk dihet se si e mundur që ai të jetë prekur. Përhapja në bashkësi nënkupton përhapjen e një sëmundjeje për të cilën burimi i infeksionit nuk dihet. Sidoqoftë, është e mundur që pacienti të jetë ekspozuar ndaj një udhëtari të kthyer i infektuar thekson CDC. Kjo çon numrin e përgjithshëm të rasteve të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara në 15.

Top Channel

Share: