Home QASJE QE BEN LAJM Moti për ditën e sotme 4 Shkurt 2020

Moti për ditën e sotme 4 Shkurt 2020

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme. Por mesdita dhe në vijim shton vranësirat duke sjell fillimisht reshje në zonat Veriore dhe gradualisht ato përfshijë gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 0°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës dhe Durrësit me 17°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 50 – 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzimin 5 ballë./Opinion.al

Share: