Home KRYESORE Ndodh mrekullia në familjen Mihali/ Bëhen me vajzë 3 vite pas vdekjes...

Ndodh mrekullia në familjen Mihali/ Bëhen me vajzë 3 vite pas vdekjes së djalit të vetëm

Pavllo dhe Fatmira Mihali kanë gjetur forcën për të lënë sadopak pas dhembjen që u shkaktoi vrasja e djalit të tyre, Marvit për një karikues, dhe janë bërë prindër të një vajze, pak kohë më parë.

Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në Facebook, gazetari Bledi Mane, i cili shkruan se mësuesja e anglishtes Fatmira dhe bashkëshorti i saj Pavllo Mihali, kampioni i dikurshëm i atletikës, sot kanë arsye të mposhtin dhimbjen dhe të fillojnë të lumturohen gradualisht.

Postimi i plotë i gazetarit:

E mbani mend para tre vitesh, u kujtohet vrasja makabre për një karikues celulari e djaloshit 19 vjeçar Marvi Mihali në Tiranë?

Veç dhimbjes, veç humbjes, veç jetës së djalit të tyre të vetëm ndërperë padrejtësisht, prindërit e Marvit luftuan si heronj edhe me drejtësinë halabake dhe vampire shqiptare. Dy prindër intelektualë kurajozë, këmbëngulën duke i dhënë krimit dhe gjykatave shqiptare mësimin e merituar.

Megjithëse në moshë mbi 50 vjeç, mësuesja e anglishtes Fatmira dhe bashkëshorti i saj Pavllo Mihali, kampioni i dikurshëm i atletikës, sot kanë arsye të mposhtin dhimbjen dhe të fillojnë të lumturohen gradualisht. Ata sapo janë bërë prindër të një vajze duke na treguar të gjithëve se jeta ngrihet mbi plagët e vdekjes.

Vëllai më i ri në Tiranë Marvi Mihali tashmë nuk lëngon në varr nga plagët e vrasjes me thikë, ai gëzon se tashmë ka një motër të vogël të bukur e cila erdhi në jetë jo për hakmarrje por për të përcjellë dashuri në një vend të plagosur nga qytetarët e tij…

Marvi Mihali u vra pas një përleshje mes të rinjve për një karikues më 31 korrik të 2017. Sipas hetimeve, Marvi Mihali u godit me thikë dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra pas një konflikti për një karikues telefoni mes një mikut të tij dhe Dejvi Bitrajt.

Gjykata ka vendosur të dënojë me 12 vite burg Eugen Bitraj, vëllezërit Kridens dhe Marsel Allajn (në mungesë) dhe me 19 vite burg autorin kryesor Dejvis Bitraj, vendim me të cilin prindërit e Marvit nuk kanë rënë dakord, duke paralajmëruar apelimin e tij.

(E.K/Faxweb.al)

Share: