Home KRYESORE Një debat Basha – Rama te pallati i Kongreseve…?

Një debat Basha – Rama te pallati i Kongreseve…?

Nga Artur Nura

Në një nga emisionet e fundit me telefonata direkte të cilat kam realizuar pyeta publikun e gjërë nëse e gjykonin të mundshëm një debat elektoral të drejtëpërdrejtë midis z. Sali Berisha dhe z. Edi Rama në sallën e Pallatit të Kongreseve!? Sot bej te njeten pyetje publike per nje debat Rama Basha ne pallatin e kongreseve!

Në fakt, rezultoi që 41% e telefonuesve mendonin se mundet të realizohet një skenar i tillë racional dhe i nevojshëm nga pikëpamja parimore. Ata ju referuan nevojës së këtij debati i cili sipas tyre do shkonte shumë mirë me standartet e NATO-s dhe BE-së.

Ndërkohë, 39% e telefonuesve mendonin se ky lloj debati nuk mund të realizohej dhe një pjesë domethënëse e tyre gjykonin që z. Edi Rama nuk do që të përballet me me z. Sali Berisha! Po sot Rama apo Basha nuk do donin nje debat te tille?!

Telefonuesit ju referuan nervozizmit të z. Rama karshi gazetarëve dhe pyetjeve të tyre përgjithësisht. Por, për etikë, më duhet të them se kishte edhe një pakicë e cila argumentoi se kjo nuk do të bëhej sepse të dyja palët nuk ishin të interesuara, dhe ky grupim bëri pjesë tek 20% te telefonuesve të cilët abstenuan edhe për arsye të ndryshme ndaj pyetjes sonë!

Skema elektorale SHBA përfundon me një debat të kandidatëve për President…

E gjykoj me vënd të ndaj me lexuesin arsyet të cilat më shtynë të hidhja në tregun mediatik këtë ide dhe ta shtjelloj atë më gjërë. Besoj se të gjithë lexuesit bien dakort që fushata elektorale në Shqipëri tashmë ka marrë ngjyra të fushatës elektorale amerikane vetem formalisht!

Në fakt, kjo vihet re në të dyja kampet, por sipas mendimit tim personal rezulton që është kopjuar vetëm pjesa sipërfaqësore: banderolat, vendosja e politikanit rrethuar me rini dhe ndoshta edhe xheste të caktuara!

Duke sjellë në vëmëndjen e publikut se fushatat elektorale në SHBA ku përgjithësisht ato përfundojnë me një debat të dy kandidatëve për President të vëndit më të fuqishëm të rruzulit, dua të them gjithashtu se deri më sot në Shqipëri kemi një mungesë direkte të ballafaqimit të nevojshëm midis dy programeve alternative!

Padyshim që aplikimi i plotë i kësaj skeme efiçente amerikane kërkon me domosdoshmëri ballafaqimit edhe në Shqipëri, të dy kandidatëve për kryeministër, por edhe programeve, respektivisht për të ruajtur pushtetin, apo marrë atë.

Sigurisht që nuk duhet të kenë munguar lëvizjet për realizimin e këtij debati të mundshëm nga moderatorë të caktuar, apo televizione të caktuara, por sipas mendimit tim personal, ky debat realizuar në formën klasike ndoshta nuk do ishte aq rezultativ sa kërkon momenti historik!

Realizuar sipas skemës klasike sigurisht që nuk do të mungonin paragjykimet për televizione apo moderatorë të caktuar dhe një gjë e tillë mund të çonte deri në dështim të këtij debate. Ndonëse praktikisht shqetësimet e këtij lloji janë fiktive, duhet thënë se politika është perceptim dhe nga ky shkak ato duhen para-eleminuar me strategji të caktuar.

Koha e mundëshme kur duhet të realizohet një debat i tillë…

Parimisht ky debat mund të bëhet edhe në fund të fushatës elektorale, (Skema USA), por parë nga ashpërsia aktuale e situates politike dhe nevojës absolute për të realizuar disa standarde absolutisht të nevojshme Europiane, mund të sygjerohet që ai të realizohet më shpejt se vetem momente elektorale.

Në këtë rast, padyshim që do të vihej në lëvizje edhe një grup negoziatorësh të cilët do merreshin me realizimin e tij. Sigurisht, këta siç ndodh gjithmonë në politikë, do të duhej të ndërtonin edhe ndonjë marreveshje paraprake politike për debatin!

Mund të sygjerohej mos prekja e disa temave të cilat ndezin opinion publik dhe ngrejnë temperaturën e njerezve si per shembull termeti… Për shëmbull: çështjet të cilat janë tashmë në egzaminimin të drejtësisë Shqiptare. Të dy drejtuesit Basha dhe Rama mund ti bënin thirrje instrumenteve të drejtësisë Shqiptare të rinin jashtë politikës dhe të kryenin vetëm detyrën e tyre kushtetuese.

Kjo do të vlente si mesazh edhe për shumë organe mediatike të cilat duhet të marrin një pozicionim redaksional më të ekuilibruar! Si rrjedhim edhe publiku do merrte mesazhin e nevojshëm të qetësisë dhe modelin e dialogut dhe ballafaqimit të programeve dhe jo megafonëve të prishur, fyrjen dhe akuza pa baza ligjore. A thua është utopike dhe e pamundur një nevojë kaq e thjeshtë…?

Share: