Home KRYESORE Pas arrestimit, Henri Çili mohon akuzat dhe paralajmëron prova dhe fakte

Pas arrestimit, Henri Çili mohon akuzat dhe paralajmëron prova dhe fakte

Gazetari dhe botuesi i njohur Henri Çili u arrestua dje për llogari të Prokurorisë së Gjirokastrës.

Ai ishte një nga 30 të arrestuarit e operacionit “Mezhgorani” të Policisë së Shtetit dhe akuzohet për ndërhyrje tek funskionarët e drejtësisë.

LEXO EDHE – 750 mijë euro për të favorizuar vëllezërit Aliko, ku implikohet Henri Çili

Çili është marrë pasditen e djeshme në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqsore në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës. Në dëshminë e tij ai i ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka thënë se gjithcka është një manipulim të cilin ai do ta kundërshtojnë në momentin e duhur me prova dhe fakte.

Mësohet gjithashtu se atij do t’i komunikohet masa e arrestit mesditën e nesërme nga Gjykata e Faktit e Përmetit. Mbi Çilin rëndojne akuza për katër vepra penale “Mashtrimi”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm tek gjyqtari”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”. /Opinion.al

Share: