Home KRYESORE Përqafimi i dhimbshëm, infermieres kineze i ndalohet takimi me të bijën

Përqafimi i dhimbshëm, infermieres kineze i ndalohet takimi me të bijën

Kina është duke luftuar me koronavirusin i cili ka shkaktuar qindra viktima dhe mijëra të prekur.

Ndërkohë, një moment i dhimbshëm është publikuar nga Kina, ku një infermiere që merret me trajtimin e pacientëve të prekur nga koronavirusi në një spital në Kinë u detyrua t’i japë vajzës së saj të përlotur një përqafim “distancë”.

Si pasojë e përhapjes së virusit të rrezikshëm, Liu Haiyan po ushtron detyrën e saj në një spital në Henan. Infermierja ka ditë të tëra që nuk ka arritur ta shohë bijën e saj 9-vjeçare, Cheng Shiëen.

Nga frika se mund ta infektonte me virusin vdekjeprurës, nëna sheh në distancë të bijën dhe të dyja përloten teksa vështrojnë njëra-tjetrën, në pamundësi për t’u afruar. Vajza e vogël i kishte sjellë edhe ushqim, të cilin e lë në shesh për të shmangur kontaktin fizik.

Share: