Home KRYESORE Prokuroria e Gjirokastrës përgënjeshtron: Për Kacifas nuk kemi dalë akoma në konkluzione!

Prokuroria e Gjirokastrës përgënjeshtron: Për Kacifas nuk kemi dalë akoma në konkluzione!

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së ParëGjirokastër, duke u nisur nga transmetimi në media idisa informacioneve ditën e sotme, çmon tënevojshme që nëpërmjet kësaj deklarate, të sqarojëpublikun si më poshtë: 

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës sëParë Gjirokastër, është regjistruar proçedimi penal nr.824  në datën 24.12.2019, pas transferimit të aktevenga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parëpër Krimet e Rënda.  Ky proçedim penal bën fjalëpër ngjarjen ku ka humbur jetën shtetasi KostandinosKaçifas. Ky proçedim penal vazhdon të ndodhet nëfazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë nukështë arritur në asnjë konkluzion në lidhje me zgjidhjen e çështjes. Kjo çështje penale ështëregjistruar për veprat e parashikuara nga nenet79/dhe 22, 278/1 e 76 të K.Penal.

Çdo informacion i publikuar në media, pa jureferuar burimeve zyrtare, dëmton rëndë hetimet dhenuk kontribuon në zgjidhjen e drejtë të çështjes.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parëGjirokastër siguron publikun se do të kryejë hetiminme objektivitet e paanësi dhe do të parashtrojëzgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje penale.

Share: