Home KRYESORE Rrëfehet ish-e varura nga seksi: Kam fjetur me më shumë se 130...

Rrëfehet ish-e varura nga seksi: Kam fjetur me më shumë se 130 burra, jam 28 vjeç e desh më shkatërroi jetën

Teksa merr në dorë celularin e saj, britanikja Frankie Considine nis të kalojë mes dhjetra emrave të bu5rrave të listuar në kontaktet e saj.

Ajo thotë se ka bërë seks me katër prej tyre në 24 orët e fundit, dhe kërkon me ngult të lërë një tjetër takim.

“Mund të funksionoja e të vazhdojë ditën time vetëm nëse e dija që do të merrja goditjen e radhës në seks,” thotë Frankie, e cila pretendon se ka fjetur me 130 burra.

“Ishet aq shumë një prioritet për mia saqë e planifikoja para punës apo kujdesit për veten”.

Por megjithse Frankie i shijonte emocionet, thotë se kishte një kosto të lartë për shendetin e saj fizik dhe mendor.

Ajo nisi të bjerë në depresion, mori shumë sëmundje seksualisht të transmetueshme dhe mbeti shtatzënë pa e pasur idenë se kush ishte i ati, para se të diagnostikohej zyrtarisht me varësi nga seksi.

“Thoja në punë se isha sëmurë për t’u takuar me miqtë për seks”, thotë 28 vjeçarja e cila i bashkohet personave të tjerë të njohur me varësi nga seksi si Tiger Woods, Russell Brand dhe ish i dashuri Katie Price, Kieran Hayler, e cila megjithse është një sëmundje e lidhur kryesisht me burrat, llogaritet se ka në Britani rreth 660,000 femra që e “vuajnë”.

Në rastin e Frankie, ajo beson se uria e saj për seks kishte të bënte me traumën e divorcit të prindërve dhe marrdhënien e saj të vështirë me trupin e saj.

Prindërit e saj u ndanë kur ishte 13 vjeç dhe e ema iu largua. Kështu që shpesh ajo qëndronte e vetme në shtëpi teksa babai ishte në punë si taksixhi.

“Hyja në internet dhe flisja me njerëz për të kërkuar vëmendje. kam qenë gjithmonë një vajzë e mbushur dhe duke u rritur kjo u bë e vështirë, prandaj kur kisha vëmendje seksuale e kapja atë”.

Gjatë tre viteve të fundit Frankie thotë se ka fjetur me më shumë se 80 burra, miq, ish të dashur ose të tjerë që i takonte në barin me emrin sugjestionues Plenty of Fish (Peshq sa të duash).

Top Channel

Share: