Home Gjeo-Ekonomia Të gjithë emigrantët do deklarojnë pasurinë, do gjurmohen në fund të botës/...

Të gjithë emigrantët do deklarojnë pasurinë, do gjurmohen në fund të botës/ Rama njofton për amnisti

Kreu i qeverisë nga Kongresi i PS ka njoftuar se të gjithë qytetarët shqiptarë dhe emigrantët duhet të deklarojnë të gjitha paratë dhe asetet.

Kryeministri Rama u shpreh se do të ketë një amnisti me një afat të caktuar, ku të gjithë ata që kanë fituar para në emigracion, t’i deklarojnë dhe t’i fusin në bankë me një interes të ulët.

Megjithatë nëse do ta kalojnë këtë afat atëherë do të ketë sekuestrim të pasurisë.

Kush nuk e deklaron, ai shprehet se do ta ndjekim deri në fund të botës.

“Janë shqetësuar shumë njerëz nga OFL sepse nuk e kuptojnë ku mbaron OFL. E dimë që informaliteti në Shqipëri është gjigand, por kemi adresuar vetëm infomalitetin e shtëpive, por jo të parave.

Sa kursime emigrantësh rrinë nën jastëk, sa makina të emigrantëve rrinë nën jastëk se mund t’i kapë ky ligj që s’ka lidhje me të, por Shqipëria nuk mund të vazhdojë të paguaj për arsimin e vajzave, që kur dalin në kafe të shohin makina luksi të injorantëve, që e bëjnë zero gjithë atë që prindërit thonë të shtëpia, mëso xhani i mamit… kjo duhet të mbarojë.

Sikundër edhe pjesa tjetër, njerëzit punojnë, Shqipëria nuk është me shumicë kriminelësh, por njerëzish që punojnë, por ata nuk mund të shohin që ata që punojnë më pak, të kenë më shumë. Por ka një ndryshim të madh mes aseteve kriminale dhe atyre me punë të ndershme.

Në punë të zezë kanë punuar shqiptarët kur emigruan se nuk i prit njeri me krahë hapur, por produktet e asaj pune nuk janë kriminale ndaj do lançojmë një amnisti të përgjithshme, ku të gjithë shqiptarët me një afat të kufizuar, që të gjitha paratë dhe asetet t’i deklarojnë, dhe jo një a dy organizata të ngrihen, por bota mbarë, kjo do bëhet!

Emigrantët shqiptarë nuk mund të mbajnë para në bankat andej me një mijë e një vështirësi, as nuk mund të tmerrohen për të sjellë lekë në familje apo të blejnë shtëpi…. të gjithë ata që nuk i kanë paratë nga krimi… ata që janë prokuror, gjykatës, janë të përjashtuar, nuk amnistohen, do japin llogari, nga unë i pari, herët ose vonë do japim llogari një më një, pastaj secili t’i dalë për zot, aty s’kam më socialist apo demokrat, aty ka o me punë të ndershme o tek vendi.

Të tjerët me një afat kohor të kenë mundësi të sjellin paratë në Shqipëri, të fusin në banka me një interes minimal, që në do t’i çojmë për arsim dhe shëndetësi në shërbim të publikut.

Kur mbaron afati je tek OFL, nuk ka më i ke djersë apo para krimi. Kush i ka gjërat e padeklaruar, se do fusim elementin tjetër, që të gjitha pasuritë e shqiptarëve jashtë, do deklarohen këtu, shteti duhet t’i dije, dhe ka të drejtë të gjëmojë deri në fund të botës nëse ke një shtëpi që se ke deklaruar”.

Share: