Home KRYESORE Tërmeti e la pa shtëpi, preket aktorja e njohur: Kisha vetëm 3...

Tërmeti e la pa shtëpi, preket aktorja e njohur: Kisha vetëm 3 muaj, e bleva me shumë mund!

Artistja Keti Bashhysa ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi gjithë përjetimet e tërmetit të 26 Nëntorit, që jo vetëm e lëndoi psikologjikisht, por e la edhe pa shtëpi.

Bashhysa tregoi se kishte vetëm tre muaj në shtëpinë e re, për të cilën kishte investuar kursimet e jetës.

Tejet e prekur, ajo kujtoi edhe njëherë të gjithë ngjarjen e asaj nate, teksa në ekran shfaqeshin ambientet e shtëpisë së saj, tërësisht të pabanueshme.

Momentalisht aktorja është duke jetuar në një banesë me qira, edhe pse po bën çmos që institucionet përkatëse ta rimbursojnë për gjithë dëmin e shkaktuar.

Top Channel

Share: