Home KRYESORE Yuri Kim: Poligrafi, një armë më shumë. Lleshaj: Le të nisë nga...

Yuri Kim: Poligrafi, një armë më shumë. Lleshaj: Le të nisë nga unë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka qenë sot e pranishme në përurimin e njësisë së poligrafit në Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Në fjalën e saj ajo deklaroi se punonjësit e BKH-së do të duhet të kalojnë edhe nga filtrat e ekzaminimit me anë të poligrafit çka i bën ato sipas saj një tjetër armë në luftën kundër korrupsionit.

“Shqipëria ka ligjin e ri për SPAK që kërkon punonjësit e BKH t’i nënshtrohet ekzaminimit me poligraf përpara punësimit. Këta ekzaminues dhe pajisja e dhuruar nga SHBA do sigurojnë aftësinë për tu zbatuar sipas ligjit të ri të SPAK. Ata janë një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, tjetër mundësi për të zbatuar shtetin ligjor.

Njësia e poligrafit brenda SHCBA…kjo njësi do nisë të kryejë kontrollet e kandidatëve për drejtorë të BKH më vonë gjatë javës, një hap për ta vënë tërësisht në zbatim BKH.

SHBA do vazhdojë t’ju mbështesë në këtë detyrë e funksione të tjera vendimtare gjatë vitit të ardhshëm.

Sikurse me përparimin në fushat e tjera të reformës ne drejtësi, SHBA qëndrojnë vendosmërisht ne krahë te qeverise shqiptare për të larguar korrupsionin nga sistemi i drejtësisë penale. Sot jemi këtu 5 persona, s’është numër i madh është thjesht një pikë uji por i hedh sytë te busti i Skënderbeut, na e tregon këtë një legjendë, pak mijëra veta kundër një bote të tërë. Kështu që dua t’ju them të diplomuarve sot unë besoj tek ju dhe popullit shqiptar i them që unë besoj tek ju”, tha ambasadorja.

Pas saj fjalën e mori ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili shprehu gatishmërinë që ekspertizën me këtë pajisje ta nisin prej tij dhe paralajmëroi se ajo nuk do shërbejë vetëm për BKH por edhe për Gardën e Republikës dhe institucione të tjera. /Opinion.al

Share: