Home KRYESORE A kanë mundësi të gjithë fëmijët të marrin mësime online?

A kanë mundësi të gjithë fëmijët të marrin mësime online?

Mësimi online sigurisht nuk është efektiv sa mësimi i drejtpërdrejtë dhe interaktiv që bëhet në bangat e shkollës, por është e vetmja zgjidhje në këtë situatë të pazakontë që po kalon, jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota.

Por a kanë mundësi të gjithë fëmijët, të gjithë nxënësit ta marrin këtë mësim online? Arben Qoku nga fshati Bradashesh i Elbasanit ka 5 fëmijë. Ai nuk ka as kompjuter në shtëpi dhe as celular inteligjent Në këto kushte të 5 fëmijët e tij nuk munden të bëjnë mësim.

Stan up(Kapërcimi i kësaj situate duket se do të jetë i vështirë në shumë drejtime dhe një prej tyre është edhe rikthimi i fëmijëve në shkollë në mënyrë të barabartë, pra edhe ata që kanë marrë mësim dhe ata që nuk e kanë pasur këtë mundësi gjatë kohës së karantinës dhe njësimi i tyre dhe ecja në të njëjtin nivel në bangat e shkollës.

Top Channel

Share: