Home KRYESORE Arrestohen 7 kambistë përballë Bankës së Shqipërisë

Arrestohen 7 kambistë përballë Bankës së Shqipërisë

Zona pranë Bankës së Shqipërisë në Tiranë njihet ndryshe edhe si “Dollari” pasi aty ushtrojnë aktivitetin e tyre të kambizmit dhjetëra qytetarë kryejnë shkëmbimin e monedhës anës rrugës në mungesë të një zyre.

Policia njofton se ka arrestuar 7 prej tyre pasi ka konstatuar se nuk kishin licensë.

“Si rezultat i kontrolleve të befasishme janë realizuar dy goditje të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, duke proceduar penalisht 7 shtetas, konkretisht: M. H, Sh. Sh, L. J, R. F, A. Z, A. M. dhe Y. M”, njofton policia.

Gjatë dy operacioneve janë sekuestruar në total 21 milionë lekë, 23300 euro dhe 9500 dollarë.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”. /Opinion.al

Share: