Home KRYESORE Arrestohet një person në Francë, shiste maska, alkool dhe doreza të skaduara...

Arrestohet një person në Francë, shiste maska, alkool dhe doreza të skaduara në internet

FRANCË- Një person ka rënë në pranga në Francë pasi akuzohet se ka shitur maska dhe xhel të skaduar që përdoren kundër koronavirusit. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, personi ende i paindentifikuar nga policia shiste materialet mbrotjëse kundër COVID-19 në internet.

Në fund të operacionit u zbuluan 9400 maska, 3300 doreza, 4500 fasho, dhe rreth 100 shishe, të cilat ishin të gjitha të skaduara dhe shiteshin në faqen Le Bon Coin. Këto produkte industriale, të skaduara dhe të dënuara për shkatërrim, po shiteshin privatisht nga një prej punonjësve të kësaj kompanie. Mediat në Francë bëjnë me dije se mashtrimi u zbulua pas një vëzhgimi në faqet e shitjeve në internet nga Policët dhe në fund në pranga ra një 59-vjeçar.

Share: