Home KRYESORE Berisha: Mbyllja e bizneseve duhet të shoqërohet me kredi të buta

Berisha: Mbyllja e bizneseve duhet të shoqërohet me kredi të buta

Në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Qeveria vendosi mbylljen e lokaleve dhe bizneseve të tjera.

Lidhur më këtë vendimin ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shprehet se mbyllja e tyre duhet të shoqërohet me dhënie të kredive të buta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha thotë se në rastë se nuk shoqërohet me kredi të buta, biznesi do të pësojë goditje të madhe.

Postimi i ish kryeministrit Sali Berisha:

Mbyllja e Lokaleve dhe Bizneseve nga shteti duhet urgjent te shoqerohet me kredi te buta dhe afatgjata!

Pse kjo?

Se pari u takon me ligj. Lokalet, bizneset po mbyllen jo per shkak te tyre por per “arsye madhore”, epidemi, fatkeqesi natyrore, ne te cilat kudo ne bote shteti kompenson!

Se dyti, bizneset qe mbyllen me urdher nuk kane likuiditet per te paguar pagat dhe eventualisht qerate!

Se treti, ne rast se nuk u jepen kredi te buta afatgjata rreth 90% e tyre do falimentojne dhe do te biem nga nje katastrofe epidemie ne nje katastrofe ekonomike.

Denoj qendrimin armiqesor te Edvin Çekap Maskes ndaj bizneseve ne Shqiperi!/ Opinion.al

Share: