Home KRYESORE Britanikët dhe qasja indiferente ndaj Covid-19, mijëra garues në maratona

Britanikët dhe qasja indiferente ndaj Covid-19, mijëra garues në maratona

Duket se britanikët, ndryshe nga pjesa më e madhe e botës, kanë një qasje krejtësisht indiferente ndaj koronavirusit.

Kështu, mijëra persona nuk nguruan të merrnin pjesë në garat e vrapimit të organizuara në Liverpul dhe Bath.

Rreth 6000 vetë morën pjesë në gjysmëmaratonën e Liverpulit, edhe pse 14 persona janë diagnostikuar me koronavirus në të gjithë krahinën, 8 në qytet.

Po ashtu, edhe në jug të vendit, në qytezën Bath, 12 mijë vetë morën pjesë në gjysmëmaratonën, pavarësisht thirrjeve të shumta edhe nga politikanë vendas që të anulohej.

Pavarësisht se një pjesë e mirë e garuesve në të dy gjysmëmaratonat mbanin maska, grumbullimi masiv i njerëzve ndihmon në përhapjen e koronavirusit.

Megjithatë, Maratona e Londrës, që është edhe më e madhja në botë dhe ku marrin pjesë 45 mijë persona nga e gjithë bota, është shtyrë dhe do të zhvillohet në 4 tetor. Edhe maratona e Mançesterit, e dyta më e madhe në vend, është shtyrë pasi organizatorët i druheshin përhapjes së Covid-19./Opinion.al

Share: