Home Gjeo-Ekonomia CIA e paralajmëroi Trump-in për koronavirusin, ai e injoroi: Washington Post zbulon...

CIA e paralajmëroi Trump-in për koronavirusin, ai e injoroi: Washington Post zbulon raportin sekret

Presidenti Donald Trump injoroi raportet nga agjensitë e inteligjencës amerikane, të cilat paralajmëruan që në janar për shkallën dhe intensitetin e shpërthimit të koronavirusit në Kinë, raportoi të premten Washington Post.

Duke përmendur zyrtarët amerikanë që ishin njohur me raportet dhe paralajmërimet e agjencive, Washington Post raportoi se agjencitë e inteligjencës përshkruan natyrën dhe përhapjen globale të virusit dhe nënvlerësimin e dukshëm të Kinës për ashpërsinë e tij, si dhe nevojën e mundshme për masa qeveritare për ta përmbajtur atë – ndërsa Trump vendosi thjesht të mos adresonte seriozitetin e tyre.

“Donald Trump mund të mos e ketë pritur këtë, por shumë njerëz të tjerë në qeveri e prisnin, ata thjesht nuk mund ta detyronin atë të bënte ndonjë gjë në lidhje me të,” tha për Washington Post një zyrtar amerikan.

CIA dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare nuk pranuan të komentojnë.

Zyra e Presidentit i ka hedhur poshtë informacionet.

Një burim i njohur i tha CNN se komitetet e zbulimit të kongresit u informuan për kërcënimin e koronavirusit të paraqitur në janar dhe shkurt. Raportet e inteligjencës nuk parashikuan se kur virusi mund të godiste SHBA ose të rekomandonte hapa që duheshin ndërmarrë si përgjigje.

Raportet gjurmuan përhapjen e virusit në Kinë dhe në vendet e tjera, dhe paralajmëruan se zyrtarët kinezë po minimizonin ndikimin.

Brenda administratës, ndihmësit e Trump u përpoqën më kot ta bindnin atë për seriozitetin e virusit.

Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar nuk ishte në gjendje të diskutonte cështjen e virusit me Trump deri më 18 janar. Trump nuk e merrte seriozisht virusin sepse nuk mendonte se ai kishte qarkulluar gjerësisht në Shtetet e Bashkuara.

Edhe kur rastet me koronavirus arritën në SH.B.A., Trump kundërshtoi ta karakterizonte virusin si një kërcënim serioz, raportoi gazeta.

Dy zyrtarë të lartë të administratës i thanë gazetës që ndërsa kthehej nga India, Trump u ankua se zyrtarja e Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Nancy Messonnier po frikësonte investitorët me vlerësimin e saj në fund të shkurtit se ndryshimet në jetën normale mund të jenë “të rënda” në dritën e përhapjes serioze të koronavirusit.

Share: