Home KRYESORE Del nga karantina shqiptari ‘hero’ qe ndihmoi të moshuarit në Itali: Ja...

Del nga karantina shqiptari ‘hero’ qe ndihmoi të moshuarit në Itali: Ja si ia dolem…

Para disa ditesh, të gjithë u njohën historine e shqiptarit ‘hero’ nga Durrësi i cili jetonte në Itali.

Bëhet fjalë për të riun Alber Baca i cili në kohën kur të gjithë u izoluan në shtëpi nga frika e koronavirusit, ai qëndroi dhe ndihmoi të moshuarit. Alber punonte kamarier në hotelin “Bel Sit”, në Alassio dhe zgjodhi vullnetarisht që tu vinte në ndihmë klientëve, të cilët u vendosën në karantinë, pasi një turiste e moshuar rezultoi pozitive ndaj koronavirusit.

Alberi ka qëndruar në karantinë nga data 25 shkurt deri më 10 mars. Përmes një postimi në rrjete sociale i riu ka shpjeguar përjetimet e tij gjatë këtyre ditëve në karantinë ndërsa ka treguar se situata ishte shumë e vështirë dhe e tensionuar. Më tej ai thotë se qëndruan bashkë dhe i’a dolën mbanë.

“25 shkurt-10 mars, dy javë në karantinë. Një periudhë plot ankth, tension, por edhe gëzim. Një periudhë që më vuri para një prove të vështirë, e pranoj. Gjatë këtyre dy javëve nuk e humba kurrë entuziazmin, as krenarinë, as impenjimin për të ndihmuar personat që kishin nevojë për gjithçka: ilaçe, ushqim e mbi të gjitha qetësi. Të moshuarit që nga një minutë në tjetrën, pas tamponit pozitiv të një turisteje nga Lombardia, u futën në karantinë njësoj si unë. Ishte si goditje në zemër. Ishte si të ishe e papritur në mes të errësirës, bota na u shemb para këmbëve.

Por me kurajo, i gjithë personeli e kuptoi se s’mund të rrinim pa bërë gjë dhe u munduam t’ua bënim më të lehtë qëndrimin, 140 të moshuarve, që pushimi pranë detit iu kthye në makth. Kishim nevojë për gjithçka: ushqim, ilaçe. Jetonim me frikë. Lajmet qarkullonin nga njëra dhomë në tjetrën.

Nervat ishin në maksimum. Por në fund, qartësia fitoi mbi gjithçka. Qëndruam bashkë. Qëndruam në vijën e parë. Ashtu si anija kur mbytet, marinarët qëndruan bashkë me komandatin Simona. Të gjithë u morëm me punë, askush nuk u përjashtua. Një grup fitues…”, shkruan Alber Baca.

Share: