Home KRYESORE Doktor Vargu i bën thirrje Manastirliut të blejë respiratorë të tjerë

Doktor Vargu i bën thirrje Manastirliut të blejë respiratorë të tjerë

Nga Petrit Vargu

Pergezime per masat ne terren me ushtrine por: Znj .Manastirlliu perse nuk beni proceduren e blerjes se respiratoreve prej 1 milion e gjysem euro?

Ky duhet te jete nje tender i hapur ,ku konkurenca midis gjithe operatoreve qe do marrin pjese e ul natyrshem cmimin.Kjo eshte nje blerje urgjente, keshtu qe ju nuk keni se cfare tregu te studioni per fondin limit.

Apo ndonjera firme i ka te gjitha te dhenat tekniko-financiare per cdo grup respiratoresh dhe i merr te gjitha masat? Kur te jete firma gati do dilni e te thoni qe pervec cmimit duhet dhe koha me e shkurter e levrimit.

Si taksapagues per te miren e vendit me lind pyetja shume natyrshem. Ashtu si edhe propozimi qe ti blini si ministri direkt ke firma prodhuese.

Per instalim dhe mirembajtje cdo spital dhe biomedikali i ka inxhinieret e vet. Mund ta ndryshoni ligjin e prokurimit ashtu sic e ndryshuat edhe ne rastin e PPP-ve me ndonje VKM.

Populli do fitoje.Ai qe humbet gjithmone neper tendera.

Share: