Home Approccio Italo Albanese Forza Italia! 🇼đŸ‡č Tieni duro!

Forza Italia! 🇼đŸ‡č Tieni duro!

Nga Dritan Shano

ShumĂ«kush mund tĂ« jetĂ« duke u marrĂ« me Edin qĂ« ka dalĂ« nĂ« njĂ« treg dhe i bĂ«rtet njĂ« tĂ« moshuare me gishta nĂ« vesh. E kush jam unĂ« qĂ« t’i prish midenĂ« mediatike shqiptarĂ«ve. SidoqoftĂ«, ky Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« episod pa asnje ndikim nĂ« tĂ« ardhmen e ShqipĂ«risĂ«.

Mua mĂ« shumĂ« mĂ« shqetĂ«son fakti se Europa me ç’duket po do ta shohĂ« tĂ« gjunjĂ«zuar, e ndoshta tĂ« vdekur ItalinĂ«. NjĂ« proçes i dalĂ« nĂ« sipĂ«rfaqe qysh me grushtin e shtetit kundĂ«r Presidentit Berlusconi, deri tek deklarata e sotme e ministrit gjerman tĂ« ekonomisĂ« Altmaier qĂ« nuk do ketĂ« asnjĂ« fleksibilitet nga BE ndaj ItalisĂ«, por vetĂ«m austeritet dhe izolim.

Italia sot, më shumë se kurrë ka nevojë për burrështetëri brenda Italisë, dhe që të zvogëlojë efektin mbi ekonominë dhe vendim-marrjen të italianëve të shitur jashtë saj.

Lidhja e ShqipĂ«risĂ« me ItalinĂ« Ă«shtĂ« ekonomike, por mbi tĂ« gjitha kulturore. Nuk ka shqiptar qĂ« mos ndjehet mirĂ« nĂ« Itali, qĂ« mos pĂ«rshtat me shpejtĂ«si me normat, rregullat, zakonet, me aromat dhe tingujt e ItalisĂ« – asnjĂ« komunitet tjetĂ«r nuk e ka kĂ«tĂ« afinitet me tĂ« qenurit Italian.

Italia ka nevojë për zgjedhje politike, që të kërkojë në krye të saj njerëz që e shkëlqejnë dhe njëherë këtë vend të madh, dhe që kohët e fundit ka mbetur peng i komikëve dhe lakuriqëve politikë.

UnĂ« uroj qĂ« kur Italia tĂ« dalĂ« nga Europa, ne shqiptarĂ«ve tĂ« mos na ndalojĂ« tĂ« hyjmĂ« e dalim lirisht nĂ« atĂ« tokĂ« tĂ« bekuar. PĂ«r ShqipĂ«rinĂ« dhe shqiptarĂ«t njĂ« xhest i tillĂ« do ishte si njĂ« Urbi et Orbi. 🙏

Pse merrem une me Italinë? I zgjidhëm hallet tona këtu tek ne? Patjetër që jo. Unë vazhdoj të them se kur bie shi në Itali, lagemi ne në Shqipëri. Dhe sipas hesapeve të mija, ka 10 vjet a më shumë që në Itali nuk pushon shiu i BE-së.

Share: