Home KRYESORE Kina pranë fitores me koronavirusin, Presidenti viziton Wuhanin

Kina pranë fitores me koronavirusin, Presidenti viziton Wuhanin

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka vizituar qytetin e Wuhanit, që konsiderohet si qendra e shpërthimit të koronavirusit. Kjo është vizita e tij e parë në provincë, që nga shpërthimi i epidemisë.

Nga aty, Xi Jinping dha lajmin e shumëpritur se “fitorja kundër koronavirusit është pranë”.

“Lufta kundër koronavirusit vazhdon, por fitorja është pranë. Kjo është një fitore për Wuhan, një fitore për Hubein dhe mbarë Kinën”, u shpreh Xi Jinping, duke dërguar kështu edhe një mesazh se Pekini e ka situatën nën kontroll

Vizita e tij vjen pasi Kina regjistron numrin e saj më të ulët të infeksioneve, vetëm 19 të martën dhe të gjitha raste të izoluara në Wuhan.

Ndërsa numri i infeksioneve të reja po zvogëlohet me shpejtësi dhe spitalet modulare po mbyllen, ka shenja që jeta në Kinë po i kthehet normalitetit.

Deri më tani, në Kinë janë regjistruar 3136 viktima dhe 80.754 raste të të infektuarve me Covid-10./Opinion.al

Share: