Home KRYESORE Koronavirusi/ Mjeku italian pretendon se ka gjetur kurën: Dy pacientë…

Koronavirusi/ Mjeku italian pretendon se ka gjetur kurën: Dy pacientë…

Italia është një nga vendet më të prekura nga koronavirsi, ku deri më tani raportohet se 827 persona kanë humbur jetën, 196 prej tyre brenda 24 orëve.

Ndërkohë, një mjek një mjek i spitalit të Napolit, Paolo Ascierto ka sugjeruar futjen në listën e medikamenteve për trajtimin e koronavirusit të një ilaçi të quajtur “Tocilizumab”, i cili përdoret për kurimin e artritit tek pacientët.

Sipas “La Republica”, mjeku ka thënë se ai ka trajtuar dy pacientë me të, dhe brenda 24 orëve terapia ka treguar rezultate të mira.

“Dy pacientët e parë u trajtuan në Itali dhe brenda 24 orësh terapia tregoi rezultate të shkëlqyera. Nesër një nga 2 pacientët do të ekstrubohet sepse gjendja e tij është përmirësuar. Dje filloi trajtimi për dy persona të tjerë dhe sot do të merremi me dy të tjerë. Sa i përket pacientit të dytë të trajtuar, ka pasur një përmirësim dhe tani është i qëndrueshëm. Këtu në Napoli kemi për qëllim të trajtojmë sa më shumë pacientë të jetë e mundur. Një protokoll kombëtar është i nevojshëm menjëherë për të zgjeruar përdorimin e tocilizumab në pacientët e infektuar me koronavirus dhe në kushte shumë kritike”, tha ai./ Opinion.al

Share: