Home KRYESORE Koronavirusi/“Po humbasim njerëz”, Rama: Kemi hyrë në një javë të vështirë

Koronavirusi/“Po humbasim njerëz”, Rama: Kemi hyrë në një javë të vështirë

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar shtimit të viktimave nga koronavirusi në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se Shqipëria ka hyrë në një javë vështirë, ndërsa thekson se e vetmja gjë që qytetarët mund të bëjnë është të repsektojnë masat.

Reagimi

🔴⚫️ KEMI HYRË NË NJË JAVË TEJET TË VËSHTIRË DHE PO HUMBASIM NJERËZ😰

KEMI VETËM NJË GJË NË DORË PËR TË KURSYER SA MË SHUMË JETË DHE LEHTËSUAR SA TË MUNDEMI VUAJTJET E MËDHA:

TË SHTRËNGOJMË DHËMBËT DHE DUROJMË, DUROJMË, DUROJMË, DUKE MOS SHKELUR LIGJIN E LUFTËS PËR KUFIZIMIN E LËVIZJES; DUKE MOS DALË NGA SHTËPIA KOT; DUKE ECUR VETËM NË RRUGË KUR KEMI NJË DOMOSDOSHMËRI JASHTË SHTËPISË; DUKE NDENJUR NË RADHË NË DISTANCË MINIMUMI 1 METËR PAS KURRIZIT TË NJËRI – TJETRIT KUR BËJMË PAZAR; DUKE REZISTUAR, REZISTUAR, REZISTUAR.

*kjo video është videoja më e shikuar mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./ Opinion.al

Share: