Home KRYESORE Koronavirusi/ Rama: S’kemi asnjë të prekur! Mos u alarmoni nga infodemia

Koronavirusi/ Rama: S’kemi asnjë të prekur! Mos u alarmoni nga infodemia

Kryeministri Edi Rama nga parlamenti ka folur për mundësinë e përhapjes së koronavirusit në vend.

“Të gjitha këto burime të infodemisë shkaktojnë alarm, frikë, në këto kushte kur duhet përballuar situata. 2.3 përqind e të prekurve kanë humbur jetën ndërsa pjesa tjetër e ka përballura dhe e përballon pa pasoja për jetën këtë epidemi. Kjo është shumë e rëndësishme sepse nëse shohim lajmet me te vdekurit janë më shumë se ato për të shëruarit”, tha Rama duke iu referuar panikut në vend.

“Duke folur për maskat, thirrja e OBSH dhe ajo që them dhe unë, është mos harxhoni lekë për maskat, nuk ju mbrojnë, janë të dobishme për të prekurit dhe ata që iu shërbejnë të prekurve .

Është harxhim i kotë i parave. Në Shqipëri ministria e Shëndetësisë ka 1 milion dollarë plus për këtë çështje, kemi shpëndarë 1.2 mln maska të shpërndara, që do mbeten si relike.

Për përditësimin e kësaj çështje, 31 testime të kryera në persona me simptoma të dyshimta dhe të ngjashme me virusin kanë rezultuar negative.

Pra s’kemi asnjë të prekur. 16 mijë kontrolle në pikat kufitare, sistemi i angazhuar në funksion të parandalimit të përhapjes. Mos u alarmoni nga infodemia, qëndrojini larg lajmeve jo zyrtare dhe vendosni maskë në vetë dije për të përballuar rezultatet e klikimeve të portaleve”, tha kryeministri më tej.

Top Channel

Share: