Home KRYESORE Koronavirusi/ Silva Bino: 24 persona janë vetëkarantinuar

Koronavirusi/ Silva Bino: 24 persona janë vetëkarantinuar

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, është shprehur se janë marrë masat për kufizimin e përhapjes së virusit.

Bino deklaroi se janë gjurmuar 8 kontaktet e ngushta të dy të prekurve, ndërkohë që sot janë vetekarantinuar në mënyrë të kontrolluar 24 persona, që kanë pasur kontakt me dy të infektuarit.

“Gjurmuam 8 kontaktet e ngushta që mbrëmë në darkë, pas daljes së ekzaminimeve, janë marrë mostrat që janë në proces, sot janë gjurmuar 24 kontakte që janë vetëkarantinuar, i kontrolluar, po ju merren mostrat dhe janë këshilluar lidhur me to”0 tha Bino. Kontakte qe ne i quajmë kontaktet e dyta për te qenë sa më të sigurt, ne jemi në fazën që të kufizojmë sa të mundemi përhapjen e sëmundjes dhe është shumë e rëndësishme bashkëpunimi i qytetarëve, pacientët janë treguar korrektë lidhur me identifikimin e kontakteve dhe më pas kemi bërë gjurmimin”-tha Bino. /Opinion.al

Share: