Home KRYESORE Koronavirusi vendos Francën në gjendje lufte, Macron njofton masat e reja

Koronavirusi vendos Francën në gjendje lufte, Macron njofton masat e reja

Ditën e sotme Presidenti Emanuel Macron njoftoi një sërë masash, ndërsa e vendos Francën në një situatë lufte për të kundër koronavirusin.

“Ne jemi në luftë… prandaj vendosa që të gjitha projektligjet e lëna pezull në parlament të shtyhen. Qeveria do të miratojë një legjislacion të ri për të përballuar krizën” – tha Macron.

Ja disa prej masave që njofton ai:

Të gjitha udhëtimet jo emergjente ndalohen nga mesdita e së martës për 15 ditë; banorët duhet të qëndrojnë në shtëpi

Ndëshkime për ata që thyejnë rregullat

Ushtria që do të përdoret për të ndihmuar transportimin e të sëmurëve në spital

Spitali ushtarak Alsace afër kufirit gjerman do të vendoset në dispozicion të pacientëve për me COVID-19

Kufijtë që do të mbyllen në marrëveshje me vendet e tjera të Bashkimit Evropian

Shtyhet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale

Asnjë biznes, pavarësisht nga madhësia, nuk do të lejohet të dështojë./ Opinion.al

Share: