Home KRYESORE Kur reklama e Euronews Abania të përdhunon më keq se hordhitë mongole

Kur reklama e Euronews Abania të përdhunon më keq se hordhitë mongole

Nga Alb-Spirit

Ka disa kohë që në hapësirën shqiptare është shtuar edhe një kanal i ri televiziv ‘Euronews Albania”, çka përbën një ngjarje për zgjerimin e hapësirave të lirisë, të shprehjes dhe të demokracisë.

Sipas Autoritetit të Mediave Autovizive (http://ama.gov.al/subjekte-audiovizive/) ky kanal është produkt i kalimt të licensës nga nga “IN TV ALBANIA” sh.p.k tek shoqëria “EURONEWS BALKANS” L82305012L. Po sipas faqes së këtij kanali televiziv https://euronews.al/al/euronews/rreth-euronews-balkans) mësojmë për fokusin dhe sfidat e kësaj media televizive.

Natyrisht ëshë ende shpejt për të folur se çfarë vendi zë ky television në hapësirën shqiptare, por ajo që të godet, gati të përdhunon, është një sigël-reklamë e një moderatoreje që bëhet përditë, në orë të caktuara, pa kurrfarë modestie, për një emision të rëndomtë politik, i ngjashëm me mjaft emisione të tjera.

Natyrisht moderatorja është mjaft e njohur në Shqipëri, po jo kund tjetër siç ka ngjarë për shembull me Alketa Vejsiun apo me Sonila Meçon, por teprimi me reklamën e saj bën efekt të kundërt, ose së paku të fton të mos e ndjekësh dhe të kërkosh një kanal tjetër televiziv.

Teprimi me reklamat e moderatorëve jo vetëM në televizion, por edhe në mjedise të zhurmshme publike, shpesh bën efekt të kundërt, pra i shndërron ata në menderatorë dhe kjo është diçka jo e mirë për vetë ideuesit dhe për pronarët e rinj të këtij televizioni.

E krahasova reklamën e kësaj moderatoreje me përdhunimet mongole, të cilat janë më të famshmet në histori, por edhe njëherësh nga më të pamëshirshmet në shkallë planetare.

Reklama e mediave televizive ka gjithherë specifika të tjera me atë të gazetave (në Shqipëri të gjitha organet e shpartalluara të shtypit vijjonë të reklamohen si më të mëdhatë, megjithëse dalin me kopje mbijetese), por teprimi në çdo vend është i dëmshëm.

Share: