Home KRYESORE “Lufta është hapur,pacientët shtohen”shefja e Infektivit mesazh qytetarëve

“Lufta është hapur,pacientët shtohen”shefja e Infektivit mesazh qytetarëve

Shefja e shërbimit në Spitalin Infektiv, Najada Çomo ka deklaruar se po përballen me një numër të shtuar të pacientëve me COVID-19.

Në një video-mesazh të fortë ajo thekson se tashëm “lufta është hapur” por nga ana tjetër nënvizon se personeli shëndetësor “që janë në skalionin e parë të betejës” është i mirëtrajnuar dhe se qytetarët duhet të kenë besim tek ata.

Çomo kërkoi nga të gjithë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, pasi sic thotë ajo kjo nuk është sakreficë aq e madhe krahasuar me atë të përballjes me sëmundjen.

“Ju përshëndes nga shërbimi Infektiv. dua tu jap një informacion të shkurtër. Lufta është hapur, kemi shtim të numrit të pacientëve në shërbimin infektiv, gjendja e një pjese të tyre janë në gjendje të mesme, ndërsa tre prej tyre në repart terapie intensive që janë duke marrë ndihmën e duhur mjekësore. Ajo që dua të siguroj qytetarët e Shqipërisë është që ne jemi staf i mirëtrajnuar, me mjekë ,infermiere, sanitare, laborantë e shumë të tjerë që janë në skalionin e parë të betejës.

Ju keni besim tek ne dhe ne do bëjmë punën tonë në maksimum.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për qëndrimin tuaj në shtëpi pasi kjo është një fitore e madhe për ne se ulni rrezikun e infeksionit te personat e tjerë.

S’është sakrificë e madhe të qëndrosh në shtëpi, sakrificë e madhe është të përballesh me sëmundjen, uroj e besoj që bashkëqytetarët do na mirëkuptojnë duke na mirëbesuar e duke mos frekuentuar ambiente publike, familjarë të sëmurë apo të shmangin qëndrimet që rrezikojnë për të infektuar personat e tjerë“./ Opinion.al

Share: