Home KRYESORE Manifestimi i Presidentit/Angazhohen 1 mijë efektivë, postblloqe në rrethe

Manifestimi i Presidentit/Angazhohen 1 mijë efektivë, postblloqe në rrethe

Në orën 17:00, Presidenti Meta do të mbajë sot manifestimin “në mbrojtje të Kushtetutës” dhe “kundër grushtit të shtetit”.

Megjithëse ai i ka kërkuar forcave të policisë sa më pak efektivë në gatishmëri gjatë tubimit pasi sipas tij situata do të jetë e paqtë, në planin e saj policia ka parashikuar të angazhojë rreth 1000 forca policore.

Prej mbrëmjes së djeshme kanë nisur kontrollet në pikat kufitare të vendit ndërsa sot si pjesë e planit të masave policia ka ngritur postblloqe në akset rrugore që të çojnë nga rrethet në Tiranë.

Në rreth rrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, policia ka nisur kontrollet ndaj automjeteve dhe personave që nisen drejt Tiranës.

Pikë kontrolli është ngritur edhe në aksin Vlorë – Fier dhe në Fushë-Krujë – Durrës. Sipas policisë këto kontrolle kanë për qëllim identifikimin e personave problematikë të skeduar të cilët mund të kenë si qëllim pjesëmarrjen në tubimin e sotëm. /Opinion.al

Share: