Home KRYESORE Mega-operacion policor në Shqipëri dhe pesë shtete të tjera, goditet grupi kriminal...

Mega-operacion policor në Shqipëri dhe pesë shtete të tjera, goditet grupi kriminal i trafikut të drogës

ITALI 

Autoritetet policore në Breshia të Italisë kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një mega-operacion policor, i quajtur “Kitchen”, në koordinim me Shërbimin Qendror Operativ në bashkëpunim me repartet policore në Alessandria, Como, Monza, Brianza, Pavia, Ferrara e Verona si dhe me autoritetet policore të Shqipërisë, Belgjikës, Gjermanisë, Rumanisë e Spanjës.

Të dyshuarit duhet të përgjigjen për një sërë veprash penale, të tilla si pjesëmarrje në organizatë kriminale me synim trafikun e drogës, dëmtim me dashje, plaçkitje, shitjen e substancave narkotike, si dhe mbajtjen e transportimin e armëve të zjarrit, shkruajnë mediat italiane.

Mediat e vendit fqinj nënvizojnë se detaje nga operacioni i madh do të bëhen publike në një dëgjesë që do të bëjë Prokurori në Breshia, ku do jepen edhe detaje për arrestimet.

(d.xh/Balkanweb)

Share: