Home KRYESORE Mesazhi i mjekëve nga Spitali Infektiv që po bëhet viral

Mesazhi i mjekëve nga Spitali Infektiv që po bëhet viral

MESAZHI I NJE MJEKU NGA SPITALI INFEKTIV 👩‍⚕️👨‍⚕️

Per te gjithe ju qe na shihni çuditshëm kur ne futemi te godina e spitalit Infektiv , të kthyer në karantinë tashmë.

Jemi ne infermieret,mjekët,sanitarët ato që kemi qenë gjithmonë në sherbimin tuaj vecse tani ka ndryshuar uniforma jonë.

Por ne jemi sërisht të njëjtet vecse në një mision të vështire që të gjithë ju s’do e kuptoni!

Ne jemi më të rrezikuarit nga të gjithë, në rrezik është dhe familja jonë ndaj Ju lutem mos na shihni çuditshëm e mos na pyesin si ja dalim!

Se ne të gjithë bashkë ia dalim dhe të gjithë bashkë do dalim shendoshë e mirë nga ky mision!

Me mbeshtetjen e madhe të shefes sonë prof. Najada Çomo do ia dalim jam e bindur për këtë !

Ju lutem qëndroni në shtëpi ! Ama ne nuk mundemi ! Lutem për stafin tim, për Klinikën e parë të spitalit infektiv!

Share: