Home I pakategorizuar Meta, konferencë para manifestimit: Për të denoncuar një krim të tmerrshëm

Meta, konferencë para manifestimit: Për të denoncuar një krim të tmerrshëm

Një ditë para manifestimit të 2 Marsit, Presidenti Meta do të japë një konferencë për shtyp.

Siç njofton Presidenca, përmes zëdhënësit, Tedi Blushi, kreu i shtetit pritet të denoncojë sot në orën 18:30, një krim të tmerrshëm kushtetues.

Postimi i Blushit në Facebook:

Të dashur kolegë gazetarë,

Sot në ora 18:30, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë një konferencë shtypi për të denoncuar para të gjithë popullit shqiptar një krim të tmerrshëm kushtetues!

Share: