Home KRYESORE Meta nuk pretendon të bëhet lider i opozitës

Meta nuk pretendon të bëhet lider i opozitës

Nga Erges Eskiu

Meta nuk pretendon të bëhet lider i opoziteë
Duhet pranuar se Ilir Meta është një politikan shumë i aftë, të paktën për realitetin shqiptar është ndër politikanët më të aftë. Me këtë nuk gjykoj punën e Metës në institucionet që ka drejtuar në kanë qënë pozitive apo me probleme?!

Ilir Meta nuk është aventurier dhe ndaj nuk është rastësisht në politikë. Ai ia doli të qendrojë në politikë për 30 vjet me gjithë ulje-ngritjet e tij dhe gjithë sfidat që i është dashur të kalojë.

Hyri në moshë të re në politikë, në një moshë të re iu besua posti i kryeministrit, doli nga partia socialiste kur ajo ishte në pushtet, përballoi ndryshimet kushtetuese të 2008-ës, ndaj i duhet pranuar se është një politikan shumë i aftë. 

Politikan të tjerë, drejtues të partive te tjera politike të vogla edhe pse kanë patur poste ministrore, nuk ia arritën të ndertojnë lëvizje aq të forta sa të mund të cilësohen si forcë e tretë. 

Kjo vjen për faktin se Ilir Meta ka fuqinë dhe nuhatjen e duhur për të mbijetuar në këtë terren politik.

Por, deri këtu! Më shumë Ilir Meta e di që do i duhen edhe 30 vjet ndoshta për të mundur të arrijë të dal forcë e parë. Ai e njeh forcën e tij në elektorat, e njeh shumë mirë rëndësinë e ideologjisë në ndërgjegjien qytetare dhe ndërgjegjien e militantit. Ai e ka të qartë se nuk e merr dot në atë numër sa të mund të superoj Lulzim Bashën, ashtu siç gazetarët e pushtetit e kanë të qartë se ketë uragan popullor, Rama nuk e mund dot me gjithë paratë e pista që bëri këto 7-vjet.

Këtë mëse të qartë e bëri dje gazetari Baton Haxhiu i cili lypi publikisht të ishte pranë Ilirit si këshilltar. Nevoja për të qënë gjithmonë në pushtet e Haxhiut, e bën atë të largohet prej Ramës në momentin e fundit dhe të hidhet në prehrin e Metës, pasi PD nuk e pranon!

Tjetër arsye është sepse Meta më shumë se çdo këshilltar i pushtetit e di shumë mirë se përçarja e opozitës nuk i shërben pushtetit ndaj në respekt të numrave Iliri nuk i hynë fare lojës për të tentuar liderin e opozitës ndaj e pranon më kënaqësi Bashën kryeministër.

E fundit Ai ka deklaruar se do qendrojë në postin e presidentit deri në vitin 2022 dhe kjo i shërben më shumë qendrimin të rij në politikë në afatgjatë.

Share: