Home KRYESORE Nga Bill Gates tek Jack Ma/ Si po reagojnë miliarderët e botës...

Nga Bill Gates tek Jack Ma/ Si po reagojnë miliarderët e botës ndaj pandemisë së Koronavirusit

Mes përhapjes në rritje të koronavirusit të ri, Forbes ka monitoruar reagimet e miliarderëve ndaj pandemisë. Kjo nënkupton studimin se çfarë do të thotë për bizneset e tyre, punonjësit e tyre dhe pritjet e tyre kjo pandemi.

Disa nga më të pasurit në botë po dhurojnë për të ndihmuar vendet më të goditura nga sëmundja. Bill Gates, personi i dytë më i pasur në botë, njoftoi se fondacioni Bill dhe Melinda Gates do të angazhojë 100 milion dollarë për të ndihmuar në zbulimin, izolimin dhe trajtimin global të virusit. Themeluesi i Alibaba, Jack Ma, personi i dytë më i pasur në Kinë, premtoi 14 milion dollarë nga fondacioni i tij për të ndihmuar në zhvillimin e një vaksine koronavirusi dhe tha të Premten ai do të dhurojë 500 mijë komplete testimi dhe një milion maska për fytyrën në SHBA.

Të Shtunën, Drejtori i Përgjithshëm i Airbnb, Brian Chesky njoftoi në Twitter se kompania do të lejojë turistët në të gjithë botën të anulojnë rezervimet dhe të marrin mbrapsht paratë e tyre.

Pronari i firmës Citadel, miliarderi Ken Griffin njoftoi se do të dhurojë 7.5 milion dollarë për një nga provincat më të goditura në Kinë. Ted Leonsis, pronari i Wizards të NBA-së, NHL-së, WYBA’s Washington Mystics, dy ekipeve Arena Football dhe Capital One Arena në Washington, DC, njoftoi se ai do të paguante të gjithë punëtorët e tij pa përjashtim deri në fund të marsit megjithë mbylljen e vendit.

Ja çfarë i thanë disa nga më të pasurit në botë Forbes-it për atë që mendojë tani në lidhje me pandeminë dhe atë që ata presin:

Vincent Bollore, CEO i Bolloré Group i Francës, thotë se nuk është aq i shqetësuar për mënyrën sesi koronavirusi mund të ndikojë në kompaninë e tij.

Steve Sarowitz, themeluesi dhe kryetari i kompanisë së pagave Paylocity, thotë se ai po redukton udhëtimet e tij dhe familjes së tij.

John Pritzker, themeluesi dhe CEO i Geolo Capital, investimet e tanishme të të cilit përfshijnë shtatë hotele në të gjithë SHBA thekson se dhe ai si e gjithë bota po ndjek këshillat e higjenës ditore dhe konsumin e vitaminës C.

Eric Yuan, themeluesi i kompanisë së video konferencave Zoom, vendosi ta bënte shërbimin e tij falas për përdorim të pakufizuar në rajone të prekura, së pari Kina, dhe tani Italia dhe në K-12 në të gjithë SHBA.

Bashkëpunëtori Jim McKelvey dhe anëtar i bordit të Square, thotë se familja e tij sapo anuloi një udhëtim në Itali dhe janë mbyllur në shtëpi.

Stewart Rahr, i cili shiti shpërndarësin farmaceutik të familjes Kinray në Cardinal Health, thotë se nuk po panikon.

Mohammed Dewji, CEO i MeTL Group i Tanzania, thotë se ai anuloi të gjitha planet e planifikuara të udhëtimit në Europë dhe Shtetet e Bashkuara, po e kufizon ekspozimin e tij ndaj turmave të mëdha, dhe anuloi pjesëmarrjen e tij në të gjitha konferencat, forumet dhe tubimet kryesore në vendet e prekura.

Herbert Wertheim, themeluesi i Brain Power Inc., thotë se ai po planifikonte të hipte në The World, anija më e madhe e luksoze në Tokë, ku ai zotëron tre apartamente, por lundrimi është anuluar. /Forbes; Scan/

Share: