Home KRYESORE Nuk i la në ‘baltë’ kolegët, mjeku i njohur rikthehet tek ‘Infektivi’

Nuk i la në ‘baltë’ kolegët, mjeku i njohur rikthehet tek ‘Infektivi’

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në faqen e saj zyrtare Facebook ka ndarë me ndjekësit foton e një mjeku që u ka shkuar për ndihmë kolegëve të tij, ndonëse ka dalë në pension. Ajo i referohet mjekut Dhimitër Kraja, i cili pas 48 vitesh punë është rikthyer për t’u ardhur në ndihmë kolegëve të tij.

Ministrja shprehet se me pandeminë që ka prekur vendin dhe ku kemi 9 viktima, Dr. Luli i është përgjigjur thirrjes për t’u kthyer në shërbim, e për të dhënë kontributin e tij në këto ditë të vështira.

Statusi

🔴#COVID-19
Prof. Dhimitër Kraja ka një jetë që shërben në spitalin Infektiv. Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, pas 48 vitesh punë, është përgjigjur i pari thirrjes për t’u kthyer në shërbim, për të ndihmuar stafin e palodhur të Infektivit në këto ditë të vështira.
#RESPEKT🙏🏼

B.B/Konfident.al

Share: