Home KRYESORE “Nuk kam ardhur këtu si mik i Metës”, Edmond Budina: Do ta...

“Nuk kam ardhur këtu si mik i Metës”, Edmond Budina: Do ta shporrim oktapodin që s’ka asgjë socialiste

Regjisori Edmond Budina ka mbajtur një fjalim të fortë pak më parë në tubimin antiqeveritar të thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Ai është shprehur se ndodhet aty për ta shpëtuar vendin nga diktatura e re duke shprehur mbështetjen për presidentin.

“Jemi krah presidentit për të mbrojtur Kushtetutën nga ata që e kanë uzurpuar. Nuk kam ardhur këtu si mik i Metës apo as si përfaqësuses i partive, asnjëherë skam përfituar prej tyre. Kam ardhur këtu për të mbrojtur demokracinë e vendit tonë. Ne nuk duhet të lejojmë të braktiset vendi.

Unë kam qenë emigrant, dhe e di çdo të thotë të të vdesin prindërit e të mos i shikosh. Ne jemi këtu, të gjithë së bashku për të i thënë neodiktaturës se nuk ka për të fituar. Kushdo sanet sulltani që do të vendos sulltanatin e tij nuk do t’ja dalë kurrë. Nuk do t’ja dalë kurrë ta zbrazë Shqipërinë. Ne vetë do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Duke shporrur këtë oktapod që nuk ka asgjë socialiste për të mbrojtur Kushtetutën e vendit, për të mbrojtur institucionet”, tha ai./ https://bulevardionline.com/

Share: