Home Gjeo-Ekonomia NY Times, Reuters, AFP/ Ndihma e mjekëve shqiptarë për Italinë tërheq vëmendjen...

NY Times, Reuters, AFP/ Ndihma e mjekëve shqiptarë për Italinë tërheq vëmendjen e medias botërore

Nisja drejt Italisë, një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia e COVID-19, e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, ka tërhequr sot vëmendjen e medias ndërkombëtare.

AFP

Shqipëria dërgoi të shtunën 30 mjekë dhe infermierë në Itali, vendi europian më i prekur nga epidemia Covid-19, ku jeton një komunitet i madh shqiptar.

Ekipi mjekësor u shoqërua në aeroportin e Tiranës nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ata do të udhëtojnë “për në rajonin e Lombardisë për të ndihmuar kolegët e tyre italianë”, tha Edi Rama në një video të transmetuar drejtpërdrejt nga aeroporti, tha agjencia franceze e lajmeve, AFP.

REUTERS

Shqipëria, një nga vendet më të varfra në Europë, dërgoi një ekip mjekësh dhe infermierësh në Italinë fqinje për ta ndihmuar për pandeminë e koronavirusit, pasi rastet e veta ende nuk e kanë rrezikuar atë.

Italia e ka ndihmuar Shqipërinë pasi u përball me një numër krizash, pasi rrëzoi komunizmin në fund të viteve 1980, duke përfshirë rrezikun e urisë në fillim të viteve 1990 dhe anarkisë në 1997. Tirana e sheh ndihmën mjekësore si një shans për të shlyer favoret nga ana e Italisë.

Rreth 400 000 shqiptarë jetojnë dhe punojnë në Itali, duke dërguar para për familjet e tyre, si dhe duke investuar kursime dhe ekspertizë të fituar atje për të ndërtuar biznese, shkruan agjencia britanike e lajmeve, Reuters.

“New York Times”

Ka pasur 197 raste të konfirmuara dhe 10 vdekje në Shqipëri. Në Itali, rajoni i Bergamos është ai që është prekur më shumë nga koronavirusi.

Shqipëria, një nga vendet më të varfra të Evropës, ka dërguar sot një ekip mjekësh dhe infermierësh në Italinë fqinje për të ndihmuar në trajtimin e pandemisë së re të koronavirusit.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama do të paguajë 11 milionë lekë (rreth 90 000 euro) për të paguar 30 vullnetarët që do të punojnë për një muaj në zonën e Bergamos.

Ambasada italiane në Tiranë tha se “falënderojmë qeverinë shqiptare për këtë akt solidariteti dhe dashurie. Përgjithmonë të bashkuar”.

Roma ka ndihmuar Shqipërinë në krizat me të cilat është përballur që nga rënia e regjimit komunist në fund të viteve 1980, dhe Tirana i sheh ndihmat tani si një mundësi për të “shlyer” këtë borxh, edhe pse kontributi i tyre është i vogël.

IBTIMES

Veprimi i Shqipërisë është një gjest miqësor dhe një mënyrë për të shlyer fqinjin e saj gjatë kësaj kohe krize.

Vetë Shqipëria ka raportuar 197 raste të koronavirusit me 10 vdekje. Megjithatë, pavarësisht se është shumë afër Italisë nga rruga ajrore dhe detare, Shqipëria ende nuk është prekur shumë nga shpërthimi i koronavirusit, shkruan agjencia IBTIMES.

Globalnewshut

Mjekët shqiptarë mjekë do të punojnë së bashku me mjekët italianë gjatë disa javëve pasuese, sepse sistemi i kujdesit shëndetësor i Italisë po përballet me rritjen e numrit të vdekjeve që vijnë nga koronavirusi.

Agenzianova

Një avion u ul në Fiumicino me një ekip prej rreth 30 mjekësh dhe infermierësh nga Shqipëria për të mbështetur sistemin shëndetësor italian për t’u marrë me emergjencën e koronavirusit. Për t’i mirëpritur ishte ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio, i cili falënderoi kryeministrin Edi Rama dhe gjithë qeverinë dhe popullin shqiptar për “solidaritetin e madh” të treguar, njoftoi agjencia italiane e lajmeve, Agenzianova.

Kathimerini

Roma ka ndihmuar Shqipërinë në krizat me të cilat është përballur që nga rënia e regjimit komunist në fund të viteve 1980, dhe Tirana i sheh ndihmat tani si një mundësi për të “shlyer” këtë borxh, edhe nëse kontributi i tyre është i vogël.

Rreth 400 000 shqiptarë jetojnë dhe punojnë në Itali, shkruan mes tjerash gazeta më e madhe greke ”Kathimerini”.

Il Messaggero

“Ne nuk jemi të pasur dhe aq më pak të privuar nga kujtesa dhe nuk mund të lejojmë të mos i tregojmë Italisë se shqiptarët dhe Shqipëria nuk e braktisin kurrë mikun e tyre në vështirësi”.

Me këto fjalë kryeministri shqiptar Edi Rama shoqëroi largimin e ekipit prej 30 mjekësh dhe infermierësh për në Itali, shkruan gazeta e njohur italiane ”Il Messaggero”.

time24.news

Shqipëria, e cila ka një mungesë mjekësh, 1,2 mjekë për 1 000 banorë, kundër 4,1 mjekëve në Itali, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) – kohët e fundit u bëri thirrje rreth 2 000 mjekëve në pension të rihynin në shërbimin aktiv dhe të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

“Sot ne jemi të gjithë italianë (…) Italia do ta fitojë këtë betejë”, tha Edi Rama, në një ceremoni të shkurtër në aeroport.

ANSA 

“Unë dua të falënderoj kryeministrin Edi Rama, qeverinë shqiptare dhe njerëzit për solidaritetin që po na tregojnë”, deklaroi ministri i Jashtëm LuigiDi Maio në ”Fiumicino”, ku ai mikpriti ardhjen e 30 mjekëve dhe infermierë nga Shqipëria.

“Solidariteti që tregon Shqipëria është një vlerë e përbashkët që lindi në Bashkimin Europian”, shtoi Di Maio duke sqaruar se mjekët do të shkonin në Lombardi.

”Mjekët dhe infermierët shqiptarë që mbërritën në Romë do të kalojnë natën në Cecchignola dhe nesër ata do të nisen për në Lombardi”, shpjegoi Di Maio.

Në ”Fiumicino”, duke pritur ekipin e mjekëve shqiptare, ishte edhe zëvendësministri italian i Shëndetësisë, Pierpaolo Sileri dhe nënkryetari i Departamentit të Mbrojtjes Civile, Agostino Miozzo.

Radio ”Lombardia”

“Kontigjenti i mjekëve dhe infermierëve i vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare është gati. Nesër, së bashku me ministrin Di Maio, ne do të jemi në aeroportin ”Orio al Serio” për të lejuar që kjo bërthamë prej 30 punonjësish shëndetësorë të jetë në gjendje të shkojë menjëherë në repart dhe të mbështesë kolegët italianë”.

”Kjo bërthamë e re do të destinohet për spitalet në Brescia dhe zonat përreth, të cilat aktualisht janë në një krizë serioze. Në javën e ardhshme, mjekë të tjerë vullnetarë italianë do të arrijnë në Bergamo, në të gjithë Lombardinë dhe në rajonet që kanë aplikuar tashmë për ta në Mbrojtjen Civile.

LaPresse.it

Fluturimi u nis nga Shqipëria me një ekip mjekësh dhe infermierësh në bord për të mbështetur italianët në luftën kundër koronvirusit.

”Me sa mësojmë, ata do të zbarkojnë në ‘Fiumicino’ rreth orës 17:30 pasdite, ku ministri i Jashtëm Luigi Di Maio do t’i mirëpresë ata.

La cronaca di Roma

Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio mbërriti pak kohë më parë në aeroportin ”Fiumicino”, ku 30 mjekë dhe infermierë nga Shqipëria pritet të vijnë në Itali për të ndihmuar vendin në luftën kundër koronavirusit.

Stafi mjekësor do të transferohet më pas në Bergamo, qyteti më i prekur nga virusi.

Sipas marrëveshjeve të bëra me kryeministrin shqiptar, mjekët do të ndalen në Itali për një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria.

tuttomercatoweb.com

Kryeministri shqiptar, Edi Rama njoftoi në profilin e tij në Facebook dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali për të ndihmuar kolegët në luftën kundër koronavirusit.

”Një vendim i marrë”, shpjegon Rama, ”duke pasur parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe për të shlyer mirëseardhjen që shumë prej bashkatdhetarëve tanë në të kaluarën kanë gjetur në vendin tuaj”.

Interris.it

Shumë solidaritet po lehtësojnë punën e stafit italian kundër koronavirusit.

Puna e saktë është bërë nga Ministria e Jashtme e cila ka lejuar ardhjen e mjekëve nga vendet të tjera.

Dhe sot, ministri i Jashtëm Luigi Di Maio njofton ndihmën e Shqipërisë, e cila ka vendosur të dërgojë 30 mjekë në Itali.

Një ekip prej rreth 30 mjekësh shqiptarë do të arrijnë në Itali nga Shqipëria për të ndihmuar vendin tonë në urgjencën e koronavirusit.

Pas mbërritjes së tyre në Romë nga Tirana, mjekët do të transferohen të gjithë në Bergamo, një nga qytetet më të prekur nga Covid-19.

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ministri Di Maio kanë qenë në kontakte të vazhdueshme.

Është e rëndësishme të nënvizohet se sa themelorë janë këto certifikata efektive të solidaritetit ndaj vendit tonë, të shkatërruar nga lufta kundër virusit.

Jo vetëm, në rastin e Shqipërisë për të nxjerrë në pah rolin thelbësor të mbështetjes së luajtur nga vendet fqinje, por edhe për të kujtuar angazhimin europian për kohezionin në një kohë të shëndetit dhe krizës ekonomike./Arian Jorgaqi, atsh

Share: