Home KRYESORE Për tu lexuar lutja Dom Gjergjit:

Për tu lexuar lutja Dom Gjergjit:

Një lutje prag mbrëmje …

Lutem që koronavirusi të mos marrë më asnjë jetë,

Por dua që hyrja e tij në jetët tona të na nxisë të ndryshojmë jetë;

Lutem që ky virus të mbarojë sa më shpejt,

Por dua që të mos mbarojë dëshira jonë për t’i dhënë një kuptim jetës;

Lutem që spitalet tona të zbrazen sa më shpejt nga të sëmurët me koronavi,

Por dua që spitalet tona pas kësaj të jenë vendi i kujdesit për njeriun;

Lutem që mjekët dhe infermierët tanë të marrin frymë lirshëm nga lodhja që kanë,

Por dua që e gjitha kjo t’i shtyjë ata drejt humanizmit dhe kujdesit për njeriun;

Lutem që kufijtë tanë të hapen sa më shpejt e të lëvizim të lirë,

Por dua që këto kufij të mos jenë më mure që na ndajnë nga njëri-tjetri;

Lutem që të gjendet sa më shpejt ilaçi kundër koronavirusit,

Por dua që industritë farmaceutike të jenë në shërbim të shoqërisë.

Lutem që sa më shumë ta ndihmojmë njëri-tjerin,

Por dua që kjo të vazhdojë edhe kur koronavirusi të mos jetë më.

Dua dhe lutem. Lutem dhe dua. Lutem sikur gjithçka të varej prej Hyjit e dua sikur gjithçka të varej prej meje.

Ndaj të lutem o Zot!

Na ndihmo të bëjmë çka është e duhur e të mos harrojmë çka është me vlerë për vete e për të tjerët. Na jep dashuri për jetën tonë dhe të tjerëve!

Një natë të qetë me Zotin e dashurisë në zemër!

Dom Gjergji

Share: