Home KRYESORE Policia sekuestron në Moskë “makinën e Batman-it”

Policia sekuestron në Moskë “makinën e Batman-it”

Një makinë e modifikuar, jashtëzakonisht e ngjashme me Batmobile, e shfaqur në një nga filmat e fundit të Batman, është konfiskuar në Moskë.

Policia e qarkullimit rrugor, e kishte ndaluar makinën me rrota gjigante, në një pikë kontrolli, në një nga rrugët kryesore të qytetit. Makina e jashtëzakonshme, ishte ndërtuar sipas modelit të makinës së famshme të superheroit dhe ishte pronë e një 32-vjeçari nga Moska.

Policia tha se makina ishte bërë ilegalisht në një servis privat. Nuk është e regjistruar si makinë dhe nuk përmbush kushtet e sigurisë në rrugë. Përveç kësaj, ajo ka edhe përmasa më të mëdha nga ato të makinave standarde, duke qenë se është gjashtë metra e gjatë.

Në fakt, makina ishte ndërtuar në Shtetet e Bashkuara, por më pas ishte rishikuar në rusi në një servis privat që e kishte shndërruar atë duke i dhënë imazhin e makinës së shfaqur në filmin e 2016, “Batman v Superman: dawn of justice”.

Makina madje ishte nxjerrë në shitje në rusi, tetorin e kaluar për 842100 euro. Ajo përshkruhej si makinë e blinduar, e pajisur me një kamera që mund të shikojë natën, një kamera me imazhe termale, një mjet drejtimi laser dhe një armë e modeluar që imiton të shtënat e vërteta.

Top Channel

Share: