Home KRYESORE Presidenca: Rama e ka ndërtuar karrierën mbi pabesi ndaj babait e familjes

Presidenca: Rama e ka ndërtuar karrierën mbi pabesi ndaj babait e familjes

Presidenca ka reaguar pas dekoratës së kryeministrit Edi Rama, gjatë fjalës së tij të mbajtur në ditën e tretë të Kongresit të Partisë Socialiste.

Rama u shpreh se vendi nuk mund të jetë peng i besëlidhjes apo “besëlikes”, por duhet të ecë përpara.

“S’mund të jetë debat që të marrim vendin peng, debati që ka marrë mediat peng për gjithë këto kohë, besëlidhja dhe besëlikja, nuk është ky debati. Kush është me besëlidhjen, kush është me besëliken. Ky vend nuk është peng i atyre që shfaqen në televizor sikur janë ata dhe pas atyre nuk ka asgjë tjetër”.-tha Rama.

Ndërkohë, Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi është shprehur se Ramën shqetëson me të drejtë fjala Besëlidhja. Blushi shprehet se; “Gruaja e Bilalit e ka ndërtuar gjithë karrierën e vet vetëm mbi pabesi! pabesi ndaj babait dhe familjes! Pabësi ndaj shokëve dhe shoqeve! Pabesi ndaj demokracisë dhe Kushtetutës!

Reagimi

Gruan e Bilalit e shqetëson me të drejtë fjala Besëlidhje!

Gruaja e Bilalit e ka ndërtuar gjithë karrierën e vet vetëm mbi Pabesi! Pabesi ndaj babait dhe familjes! Pabësi ndaj shokëve dhe shoqeve! Pabesi ndaj demokracisë dhe Kushtetutës!

Duke kaluar dhe vijën e kuqe, atë të Pabesisë ndaj Atdheut dhe interesave kombëtare. Ndaj e mirëkuptojmë për stresin që i jep fjala Besëlidhje.

Jepini zanaksin të qetësohet!/ Opinion.al

Share: