Home Gjeo-Ekonomia Rama jep lajmin për bizneset që duhet të paguajnë këstin e kredive

Rama jep lajmin për bizneset që duhet të paguajnë këstin e kredive

Kryeministri Rama dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë do të nënshkruajnë sot një dokument për të adresuar problematikën e kësteve të kredive të biznesit që gjendet në veshtirësi në këtë periudhë.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama në Facebook.

“Lidhur me ankesat që më kanë dërguar disa prej jush, të cilët kanë hasur sot vështirësi nëpër banka për këstet e kredive të biznesit që gjendet në vështirësinë e luftës, sapo kam folur me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Brenda pak orëve një grup i përbashkët pune do të shkruajë një dokument të përbashkët, që unë dhe Guveratori do ta firmosim sot për të adresuar qartë dhe prerë këtë hall me bankat!”, shkruan Rama.

Ai thekson edhe njëherë se masat ekonomike do të jenë gati këtë javë.

“Rrini të qetë dhe bëni durim, italia masat ekonomike i mori pas një muaji, sepse nuk është 7×7=42 kjo punë, ndërsa ne do t’i kemi gati këtë javë! Kurse biznesi që ka hallin e kësteve me bankat, do ta ketë zgjidhjen sot!”. /Opinion.al

Share: